ITALI - Serie A e futbollit në Itali mbylli raundin e 21-të. Të hënën Como tregoi se është një 'kockë e fortë' këtë sezon, duke mposhtur 0-3 Lazion, ndërsa Cremonese dhe Verona e mbyllën ndeshjen në barazimin 0-0.
Në "Olimpico" të Romës, vendasit e Lazios nuk e kishin menduar kaq të vështirë sfidën kundër Comos, me miqtë e trajnerit Fabregas që fituan 0-3 duke dominuar përballjen. Vetëm disa sekonda lojë iu deshën Baturinës për të kaluar në epërsi Comon, ndërsa Nico Paz në minutën e 24-t dyfishoi shifrat. Argjentinasi kishte shansin të trefishonte rezultatin, por në minutën e 35-të gaboi nga pika e bardhë e 11 metërshit. Paz u korrigjua në minutën e 49-të duke shënuar golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal. Me këtë sukses Como u rikthye te fitorja pas dy ndeshjeve dhe me 37 pikë mbetet në vendin e gjashtë. Ndërkohë që Lazio me 28 pikë mbetet në vendin e nëntë dhe në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore.
Pas 21 raundeve në Serie A, Interi me 49 pikë mban kreun e renditjes, ndjekur nga Milani me tre më pak. Napoli me 43 pikë ndodhet në pozitën e tretë, ndërsa Roma me 42 pikë gjendet në pozitën e katërt.
VIDEO/ Como e ka seriozisht, fiton 0-3 kundër Lazios! Spektakël nga Nico Paz