Çomo-Bozo apo Berisha-Meta?

Çomo-Bozo apo Berisha-Meta?

Mjekja Najada Çomo, një nga simbolet e luftës kundër Covid-19 dhe inxhinierja Luljeta Bozo e cila u bë simbol i shpresës pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019-ës, janë vënë nën shënjestrën e opozitës, vetëm pse të dyja këto zonja pranuan të jenë pjesë e ekipit të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Dy zonja ndër më të aftat në fushat respektive, pas propozimit të kryeministrit Rama, kanë parë të arsyeshme që të bëhen pjesë e ekipit të PS-së pasi kanë besuar të lidershipi dhe vizioni i kësaj partie. Dhe pikërisht për këtë arsye, në kampin opozitar ka shëprthyer një mllef që të lë pa fjalë, për dy zonja që s’ke ç’u thua një fjalë të keqe për atë që janë, kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë.

Dy janë arsyet kryesore psë opozita po sulmon sot dy zonjat e lartpërmendura.

Së pari është frika që PD dhe LSI kanë nga 25 Prilli. Kjo frikë ju është rritur pas emrave të rinj që po i atashohen PS-së, emra të cilët janë padiskutim vlera dhe thesare të këtij vendi. Frika legjitime e Opozitës është se emra të tillë rrisin besimin e kundërshtarit të tyre, por kjo nuk është për faj të Ramës. Lulzim Basha aty i ka patur e i ka intelektualët, por nuk i ka thirrur kurrë. Madje edhe ata që kishte (fjala vjen doktor Halim Kosova), i largoi pse nuk i dhanë rryshfet miqve të partisë.

Arsyeja tjetër po kaq e rëndësishme është besueshmëria. Fakti që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nga njëra anë nuk kanë mundur të afrojnë asnjë personalitet të ri në partitë e tyre, veç atyre që u kanë mbetur nga e shkuara dhe  nga ana tjetër kanë si simbol Berishën e Metën, tregon besueshmërinë e ulët që kanë intelektualët ndaj lidershipit të opozitës.

Thënë këto, ata që shajnë e sulmojnë sot Çomon e Bozon, në fakt tregojnë hapur se sa i paaftë është Lulzim Basha për të ndërtuar ekip e shpresë teksa si alternativë ka Berishën e Metën.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 06/03/2021 18:28

    Duhet te dallohet "figura"nga figura.Figura pa thojza le pas vepren pozitive,kontributin per shoqerine,me modesti dhe pa u tundur e shkundur."figura"le pas poshtersite dhe pasurite familiare te shtuara.Te paret ia lene si kontribut shoqeror.Te dytet familjes.I keni pare?Edhe ne fushate dalin ne emer te familjes.Saliu ne Devoll beri thirrje "punoni per familjen time".po keshtu Monalikja.po keshtu sot vokshi i pd.pra per familjen (ate personale ,biologjike,te pakten le ta thoshin per familjen politike)Keni degjuar gje nga profesoresha e nderuar ,edhe pse e moshuar,apo nga doktoresha e nderuar shprehje te tilla?Jo?Atehere pse saliu dhe salinjte e tij mjeke ,te pakten ne kete pandemi nuk veshen as bluzen e bardhe(jo pardesyte e bardha),te benin detyren si mjeke hipokrati,jo si njerez hipokrite?Dhe keta duhet te jene deputete,ndesa dy njerez te nderuar jo.?

    Përgjigju
  • Plepi: 05/03/2021 22:49

    Po ca figura se na hapet barkun. Njera me karikature se tjetra. E vetmja gje pozitive eshte qe e moren vesh para zgjedhjeve. Keto jane shembuj te hipokrizise se nje qeverisje te korruptuar deri ne palce. Ku nje organizate politike si PS mnaxhohet si prone personale. Me keq se Berisha me PD apo Meta me LSI. Dallimi i vetem eshte se ne tre gomere, ju dalloni vetem dy:Salen dhe Liken. I treti u duket si kerric qe do edhe nje cike te mbushe motet e gomarit.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 05/03/2021 18:31

    Basha ka figura me inegritet dhe intekektuale si Nard Noka , Flamur Noka qe i ka me pas zili parlamenti evropes.

    Përgjigju
    • Haha: 05/03/2021 18:45

      Tu prositim dhe nga nje samar ketyre

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vargje kundër regjimit, Irani dënon me vdekje reperin

Vargje kundër regjimit, Irani dënon me vdekje reperin