Conchita e ftuar në “Ballon e Jetës”
në Vienë për fushatën kundër AIDS

Conchita e ftuar në “Ballon e Jetës”<br />në Vienë për fushatën kundër AIDS
Është zhvilluar në Vienë eventi më i madh i bamirësisë  quajtur “Balloja e Jetës” ku morën pjesë të ftuar të rëndësishëm si ish presidenti i SHBA Bill Clinton, aktorja Lindsey Lohan si dhe e ftuara speciale Conchita Wurst, fituesja e sivjetshme e Eurovizionit. Këtë vit ky eveniment u mbajt në kryeqytetin e Austrisë për shkak se me shpalljen fituese të mbretëreshës me mjekër Wurst, vendi u prezantua me një imazh shumë tolerant. 

Conchita u shpall fituese e kompeticionit në Eurovizion me këngët e saj “Rise like a Fenix”, një metaforë kjo e përdorur për të treguar jetën e vështirë që ajo kishte kaluar nga të qënit një djalë fshati në krijimin e një karriere si mbretëresha me mjekër. 

“Është një atmosferë e mrekullueshme, si gjithmonë",-shprehet Frank një pjesëmarrës në ballo i ardhur nga Afrika e jugut, për të cilin është hera e dytë që merr pjesë në këtë eveniment. Ai tregoi se ka origjinë Gjermane dhe mezi pret të takojë Conchitën, e cila sipas tij i tregoi të gjithë botës se komuniteti gay është diçka shumë unike dhe e veçantë. Ndaj ai fton Rusinë të mos jetë më homofobike dhe shprehet se ndihet shumë i lumtur që po merr pjesë në një spektakël të tillë me miqtë e tij.

Biletat për këtë eveniment janë ndarë nëpërmjet një llotarie dhe kushtojnë 160 euro. Të ftuar të tjerë të rëndësishëm ishin dhe Courtney Love, Kesha dhe aktorja e “Shtëpiakeve të Dëshpëruara” Marcia Cross. Balloja e përvitshme tanimë në vitin e 22-të të organizimit të tij, është shndërruar nga një event i vogël i komunitetit gay në një festë gjigande më të ftuar të famshëm të shoqërisë, ku mblidhen të ardhura në ndihmë të prekurëve nga sëmundja vdekjeprurëse e SIDA-s.

Balloja vetëm vitin e kaluar ka mbledhur rreth 2.4 milionë euro, shumica prej të cilave është dhuruar nga Iniciativa për Shëndet e Clinton-it dhe të tjerë fondacione në ndihmë të trajtimit dhe reduktimit të fëmijëve të infektuar më HIV-Aids. 

Në fjalimin e tij Bill Clinton u shpreh i gatshëm të punojë nga Afrika në Indi, në Karaibe e më tej për të ndaluar transmetim dhe shpërndarjen e kësaj sëmundje nga nënat tek fëmijë të pafajshëm. “Bashkë me fondacionet e tjera ne po japim ndihmën tonë dhe po bëjmë që shumë fëmijë të mund të jetojnë pa u dashur të jenë viktima të një lufte me një armik të cilin ende nuk kemi arritur ta mundim,”- është shprehur ai.

Pavarësisht gjithë alegrisë që rrezaton në këtë event, mos harroni kauzën tonë të madhe: “Ne jemi këtu më të vendosur se kurrë në luftën kundër SIDA-s për t’u dhënë të gjithë fëmijëve mundësi më të mira jete”, -ka përfunduar Clinton duke falenderuar çdo pjesëmarrës për kontributin e tyre.

conchita

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)