ELBASAN - Mbrëmjen e kësaj të marte AF Elbasani dhe BATE Borisov barazuan 1-1 në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Conference League. Skuadra shqiptare e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic bëri një paraqitje të mirë, por nuk mundi të ishte në avantazh për ndeshjen e kthimit që do të luhet më 16 korrik në udhëtim.

Në 'Elbasan Arena' vendasit e AF Elbasanit e mbyllën pjesën e parë në epërsinë 1-0 falë golit të Ardit Nikajt në minutën 45+1, pas asistit të Rubin Hebajt. Në fraksionin e dytë ekipi bjellorus gjeti golin e barazimit me Egor Rusakov në minutën e 67-të, për ta mbyllur këtë duel në barazim.

Dueli i kthimit do të luhet në datën 16 korrik në orën 19:00 në Azerbajxhan.