UEFA Conference League zhvilloi mbrëmjen e së enjtes 18 ndeshjet e raundit të tretë.
Në Londër, Chelsea fitoi 8-0 kundër armenëve të Noah. Gjashtë gola u shënuan në pjesën e parë nga Adarabioyo, Guiu, Disasi, Joao Felix (2x) dhe Mudryk, ndërsa në të dytën Nkunku shënoi dopietë. Ky ishte rezultati më i thellë në historinë e Conference League. Ndërkohë për miqtë në fushë nga minuta e parë luajti sulmuesi shkodran, Eraldo Çinari.
Surprizë në Nicosia (Qipro), aty ku vendasit e APOEL fituan 2-1 kundër Fiorentinës. Donis dhe Abagna shënuan për vendasit në pjesën e parë, ndërsa Ikone në minutën e 74 shënoi golin e vetëm për italianët.
Chelsea prin renditjen me pikët e plota edhe falë golavarazhit më të mirë. Ndërkohë që po nëntë pikë kanë edhe Legia, Jagiellonia, SK Rapid, Guimaraes dhe Shamrock Rovers.
Rezultatet: