Këtë të enjte Conference League ka në program tetë sfidat e kthimit të vlefshme për fazën play-off. Në fushë do zbresin edhe dy klubet shqiptare, Drita dhe Shkëndija. Të dyja skuadrat luajnë në udhëtim dhe kërkojnë minimalisht nga një gol për t'i dërguar sfidat në shtesë.

Drita e Gjilanit, kampionët në fuqi të Superligës së Kosovës kanë një detyrë jo të lehtë në Slloveni kundër Celjes (18:45). Sfida e një jave më parë në 'Fadil Vokrri' foli për Celjen, e cila fitoi 2-3 me një gol në fundin e duelit. Djemtë e Zekirija Ramadanit do kërkojnë surprizën në një fushë shumë të vështirë.

Në Turqi, Shkëndija e Tetovës e cila mban statusin e kampionëve në fuqi të Maqedonisë së Veriut, do përballet kundër Samsunsporit. Një javë më parë në Shkup ishte ekipi turk që fitoi 0-1 dhe tetovarët e Jeton Beqirit do kërkojnë golin në fushën kundërshtare për të shpresuar kualifikimin.

Conference League, ndeshjet e kthimit të fazës play-off:

E enjte, 26 shkurt 2026

18:45

Celje - Drita (3-2)

Fiorentina - Jagiellonia (3-0)

Rijeka - Omonia (1-0)

Samsunspor - Shkëndija (1-0)

21:00

AZ Alkmaar - Noah (0-1)

Crystal Palace - Zrinjski (1-1)

Lousanne - Sigma Olomouc (1-1)

Lech Poznan - KuPS (2-0)

Shënim: Në kllapa () rezultatet e ndeshjeve të para