Edi Rama për afro 1 orë e 40 minuta mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së dhe të qeverisë, ku ironizoi edhe krerët e partive të vogla dhe të reja si vendin tonë.
“Kurrë asnjëherë nuk e panë shqiptarët një njeri me pushtet të shkonte para Drejtësisë qysh nga viti 1912, deri kur ne sëbashku, unë me ju, vendosëm të bëjmë reformën e vërtetë, duke i hyrë detit në këmbë. Dhe e bëmë, e bëmë sepse o e bënim ne këtu o se bënte dot askush tjetër. Njësoj si Shqipërinë 2030 në BE, o e bëjmë ne o askush tjetër se bën dot. Shikojini vetë rreth e rrotull, që nga hunjtë e vjetër dhe të thyer që juve që shkoni e hynië në Kuvend i takoni përditë korridoreve tek filizat e rinj dhe të shtrembër që i keni nga ana tjetër e Bulevardit poshtë dritares time e deri te ballisti Agron, te komunisti Arlind që i mbajnë sytë të gjithë te “Stacioni i Trenit”, duke pritur që SPAKU t’i hapë rrugën njërit për kotecin e pulave qyl, tjetrit për kasollen e Aligatit me yll”,- tha Rama.
Lajmi kryesor:
Grupi i PS/ Rama 'lumë' kritikash drejtësisë: Nuk e prekim pavarësinë! Ja 7 çështjet për të cilat do të ndërhyjmë, marrim ‘ok’ nga KE (VIDEO)












