Conte e nxorri 'jashtë loje' tek Inter, Ivan Perisiç huazohet tek Bayern

Conte e nxorri 'jashtë loje' tek Inter, Ivan Perisiç huazohet tek Bayern

Ivan Perisiç, lojtari i ri i Bayern Mynih

Ivan Perisiç është huazuar tek Bayern Mynih ku dhe është prezuantuar ditën e sotme. Kroati ka firmosur për një vit me Bayern Mynih dhe duket se nuk do të kthehet tek Inter, derisa aty të jetë Antonio Conte. Ishte pikërisht trajneri italian i cili me një vendim, nxori jashtë planeve të tij tre lojtarë kyç tek Inter, Icardin, Naingolan dhe Perisiç.

Kroati edhe pse në moshën 30- vjeçare ishte një lojtar mjaft energjik, i shpejtë dhe premtues tek Inter. Vetëm vitin e kaluar ai u shpall nënkampion bote me kombëtaren e tij Kroacinë. Ai nuk është një lojtar i panjohur në Bundesliga pasi për 2 vite ka luajtur për Borussia Dortmund dhe para se të shkonte tek Inter luajti dy vite për Wolfsburg. 

Nuk janë ende të qarta kushtet e kontratës së huazimit, por mediat gjermane bëjnë me dije se 5 milione euro është huaja që Bayern do i paguajë Interit për 1 vit ndërsa për të blerë Ivan Perisiç do i duhet të paguajë edhe 20 milion euro të tjera. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë