Kryeministri italian Giuseppe Conte falenderoi homologun e tij shqiptar, Edi Rama për ndihmën e veçantë ndaj Italisë në momentet e vështira që po kalon me pandeminë e COVID-19. 

Faleminderit Shqipërisë, shkruan Conte në profilin e tij zyrtar në Facebook, teksa ka shpërndarë videon e kryeministrit Edi Rama që përcolli në aeroportin e Rinasit 10 mjekë dhe 20 infermierë që për një muaj do të ndihmojnë Italinë në përballimin e situatës së koronavirusit, me shpërblimet e tyre nga buxheti i shtetit shqiptar. 

Në Romë u pritën nga ministri i Jashtëm Luigi di Maio i cili tha ndër të tjera se Shqipëria tregoi vlera europiane.


Lajmi kryesor:

Conte-Salvini falenderojnë Ramën për mjekët: S'do ta harrojmë! Italianët: Sot ndihemi të paguar për shërbimin që kemi bërë në Shqipëri