Përbërësit:
- 500 gr thjerrëza
- 1 kokërr qepë
- 1 thelpi hudhër
- 150 gr sallam
- 1 lugë gjalpë
- 1 lugë miell
- Piper i kuq speci
- Kripë, piper i zi
- Pak uthull ose salcë domate
Përgatitja:
Thjerrëzat i lajmë dhe i lëmë në ujë të ftohtë 7-8 orë para zierjes. Pas kësaj kohe, derdhim ujin, i vendosim në ujë të pastër, vendosim qepën e pastruar dhe hudhrën dhe i lëmë të ziejnë. Pasi të jenë zier thjerrëzat mund ti kalojmë në sitë ose i bluajmë në blender, ose mund t’i lëmë dhe ashtu siç janë. Në enë për çorbë, kaurdisim me yndyrë miellin dhe specin e kuq, shtojmë sallamin të prerë në copëza, më pas hedhim thjerrëzat e shtypura, i përziejmë dhe hedhim pak ujë ose lëng e mishi. E lëmë çorbën të ziejë për rreth 10 minuta, rregullojmë shijen dhe sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak uthull, ose pak para përfundimit të zierjes shtojmë pak salcë domatesh.












Komente
Komento