Coronavirus: A duhet vaksinuar dikush që tashmë e ka kaluar COVID-19?

Coronavirus: A duhet vaksinuar dikush që tashmë e ka kaluar COVID-19?

Ata nuk bëjnë pjesë në grupin e rrezikuar nga pandemia, por marrja e vaksinës nga ata nuk paraqet asnjë problem. Në fakt marrja e vaksinës mund të ndikojë në forcimin e imunitetit. Sepse edhe shumë njerëz të cilën e kanë kaluar infeksionin pa e ditur do të vaksinohen gjithsesi.

"Ata që tashmë kanë kaluar Covid nuk duhet të vaksinohen sepse ata tanimë posedojnë antitrupa natyrorë". Kjo u deklarua nga Giuseppe Ippolito, drejtor shkencor i Institutit Spallanzani, specialist i sëmundjeve infektive të Komitetit Teknik Shkencor.” Nëse ndodh ndonjë gjë, do të duhet të kontrolloni nivelin e antitrupave dhe kur ato të bien, mund të shqyrtoni mundësinë e vaksinimit”, shpjegoi Ippolito.

Subjektet që nuk kanë përparësi

Në një kohë kur posedimi i një vaksine anti-covid është shumë afër, hapet debati se cili grup duhet ta marrë i pari atë.

 “Për momentin është e përshtatshme që ata  të cilët e kanë kaluar njëherë infeksionin të mos vaksinohen. Do të jetë e përshtatshme ta bëjmë këtë vetëm pasi të kemi të dhëna për këtë grup të subjekteve. Në çdo rast, këta pacientë kanë një përparësi të ulët: është e arsyeshme të supozojmë se ata janë të mbrojtur nga ri-infektimi ose të paktën nga ndërlikimet e infeksionit ", tha për  Corriere della Sera, Giuseppe Nocentini, imunofarmakolog i Universitetit të Perugias.

Antitrupat që ne matim me teste serologjike në gjak mund të fillojnë të zhduken pas disa muajsh dhe kjo nënkupton që personat të nisin vetëmonitorim rreth çdo tre muaj dhe pastaj tu lihet në dorë vetë personave të vendosin nëse duan të marrin apo jo vaksinën.

Ato mund të sigurojnë më shumë mbrojtje

Kur flasim për infektimin me Covid-19, kemi të bëjmë me dy grupe njerëzish, ata që kanë pasur Covid dhe e dinë një gjë të tillë dhe ata që kanë pasur Covid por nuk e dinë një bgjë të tillë, sepse e kanë kaluar në mënyrë asimptomatike. Rreth gjysma e njerëzve që kanë Covid nuk e dinë se e kanë kaluar atë, veçanërisht në zona si Lombardia - thotë Sergio Abrignani, profesor i Patologjisë së Përgjithshme në Universitetin Shtetëror të Milanos dhe drejtor i Institutit Kombëtar të Gjenetikës Molekulare

Meqenëse nuk do të jemi në gjendje të bëjmë tekst serologjik për të gjithë personat që vaksinohen, është e sigurtë që një pjesë e madhe e popullsisë e cila ka kaluart COVID mund të vaksinohet. Tani për tani nuk ka asnjë provë imunologjike se ata që kanë kaluar sëmundjen, nuk duhet të vaksinohen, në të vërtetë ajo mund të nxisë përmirësim të përgjigjes imune. Shumica e vaksinave vijnë në disa doza: ne mund ta konsiderojmë infeksionin natyror si dozën e parë dhe për këtë arsye bëjmë vaksinën e parë sikur të ishte "doza e dytë", npra vetëm, një herë.

Nuk shkakton probleme imunologjike

Pra, ata që kanë qenë të sëmurë mund të kërkojnë të vaksinohen, thjesht për siguri?

«Do t'i vaksinoja. Sigurisht që ata nuk përbëjnë përparësi nga pikëpamja logjistike, por nga pikëpamja imunologjike nuk ka asnjë problem rikonfirmon Abrignani.  Gjithashtu sepse nuk e dimë se sa zgjat imuniteti natyror dhe më duket më komplekse të matim antitrupat e atyre që kanë pasur infeksion, krahasuar me vaksinimin e tyre. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me vaksinat e tjera, atë të hepatitit B dhe infeksione të tjera. Ne gjithashtu bëjmë vaksinën e gripit për ata që kanë pasur grip ”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë