Përqafimi që kryeministri Edi Rama i bëri homologes së tij italiane Giorgia Meloni në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) i cili bëri bashkë liderët europianë është komentuar edhe nga mediat italiane.
“Corriere della Sera” e citon si “përshëndetja e përzemërt (dhe flagrante) e kryeministrit shqiptar Rama drejtuar Melonit”.
Një nga gazetat më të mëdha italiane shkruan se kryeministri shqiptar e përshëndeti kryeministren italiane në një mënyrë të pazakontë.
Lajmi kryesor:
VIDEOLAJM/ Rama në Moldavi, më i afërt se më parë me kryeministren italiane! E puth në faqe para liderëve europianë
