Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Moldavi për samitin e Komunitetit Politik Europian është treguar shumë i afërt me një prej liderëve të pranishëm.

Bëhet fjalë për kryeministren italiane, Giorgia Meloni. Kreu i qeverisë u soll ndryshe dhe e puthi në faqe ndërsa Meloni buzëqeshi.

Pamjet u publikuan nga kryeredaktorja e Euroactiv, Aneta Zachová në Tëitter.

‘A nuk duhet të punoj për një tabloid? Arrita të kap se si kryeministri shqiptar Edi Rama ‘ngacmoi' kryeministren italiane Giorgia Meloni’, shkruan Aneta Zachová në Twitter.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
'Corriere della Sera' komenton takimin e Ramës dhe Melonit në Moldavi: Përqafimi i përzemërt dhe i pazakontë

1685652482_ediramagiorgiameloni.jpg

Përqafimi që kryeministri Edi Rama i bëri homologes së tij italiane Giorgia Meloni në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) i cili bëri bashkë liderët europianë është komentuar edhe nga mediat italiane.

“Corriere della Sera” e citon si “përshëndetja e përzemërt (dhe flagrante) e kryeministrit shqiptar Rama drejtuar Melonit”. 

Një nga gazetat më të mëdha italiane shkruan se kryeministri shqiptar e përshëndeti kryeministren italiane në një mënyrë të pazakontë.