E përditshmja italiane Corriere della Sera ka publikuar një shkrim të Bledar Ibrahimit i dëbuar nga Italia në Mars të vitit 2016 me akuzën e përkrahjes së ISIS në Itali.
Sipas shkrimit të gazetës italiane shqiptari ka mbërritur në Itali në moshën 20-vjeçare dhe krejt rastësisht është vendosur në Pozzo D’Adda në Lombardi. Në këtë qytezë Bledar Ibrahimi ka rilindur duke mohuar tokën dhe origjinën e tij dhe duke u betuar në emër të Allahut dhe Kalifatit.
Islami fondamentalit e ka bindur shqiptarin të bëhej pjesë e tij nëpërmjet propagandës virtuale. Bledari ka ndryshuar emrin në facebook duke u vetëquajtur Yahya Ibrahimi. Në postimet e tij në facebook ai shkruante se Siria dhe Iraku janë për të gjithë myslimanët duke bërë thirrje për mbrojtjen e Allahut dhe kalifatit.
Ibrahimi kishte krijuar njohje me një pjesë të mirë të mbështetësve të ISIS në Lombardi, ndër ta Giulia Maria Sergio, pakistanezi Aftab Farooq, Elvis Elezi shqiptar i arrestuar në Breshia, Halili El Mahdi, autor i dokumentit të parë të ISIS në gjuhën italiane, Oussama Khachia e Brahim Boufares.
Bledar Ibrahimi është një nga emrat më të rëndësishëm të hetuar për terrorizmin shkruan Corriere Della Sera. Policia italiane e ka dëbuar nga Italia dhe ai jeton në Elbasan me gjyshin e tij dhe për 10 vitet e ardhshme e ka të ndaluar të futet në territorin e Bashkimit Europian.
Roli superior i Ibrahimit është zbuluar vetëm pasi policia italiane ka zbardhur të gjitha kontaktet që shqiptari ka pasur me terroristët e ISIS në Lombardi. Ibrahimi nuk është kufizuar me mbështetjen e xhihadistëve të tjerë ndaj Shtetit Islamik, ai në Egjipt kishte nisur karrierën e studimeve fetare për t’u bërë një imam radikal. Kjo është arsyeja pse media italiane e quan profesor.
Dy vite më parë profesori ishte transferuar në Kajro për të ndjekur studimet, ndërkohë që në të njëjtën periudhë edhe motra e tij së bashku me italianin Icaro Bilal Masseroli të konvertuar në mysliman kanë jetuar në Egjipt. Motra e tij Rexhina dhe italiani janë dëbuar nga egjipti nën akuzën e fundamentalizmit fetar.
Bledar Ibrahimi është rikthyer në Itali në Shkurt të vitit 2016. Ai ka udhëtuar me avion deri në Frankfurt dhe më pas ka shkuar drejt Milanos me autobus duke krijuar paqartësi rreth faktit që nuk zgjodhi të udhëtonte direkt drejt Italisë. Menjëherë pasi është kthyer në Milano ka ndërruar mjetin e identifikimit edhe pse ai ende nuk kishte skaduar.
“Në kartën e vjetër të identitetit, Bledar Ibrahimi shfaqet me mjekër të gjatë, ndërsa në momentin që ka kërkuar një kartë të re identitet është prezantuar pa mjekër”, e mbyll shkrimin Corriere della Sera.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com