Covid, BE parashikon recesion të përmasave historike deri në fund të vitit 2020

Bashkimi Evropian parashikon “recesion të përmasave historike këtë vit”, për shkak të ndikimit të pandemisë së koronavirusit.

Në parashikimin e parë zyrtar të dëmit nga pandemia thuhet se ekonomia e BE-së do të tkurret për 7.5 për qind këtë vit, përpara se të rritet për rreth 6 për qind vitin e ardhshëm.

Eurozona - grup prej 19 vendeve që përdorin monedhën euro - do të pësojë rënie ekonomike për 7.75 për qind, ndërsa do të rritet për 6.25 për qind më 2021.

"Evropa po përjeton një tronditje ekonomike, të paparë që nga Depresioni i Madh", tha përmes një deklarate komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, koronavirusi ka prekur mbi 1.1 milion njerëz në Evropë dhe ka vrarë mbi 137,000.

Masat e izolimit që i kanë ndërmarrë vendet për të frenuar përhapjen e koronavirusit, kanë dëmtuar shpenzimet e konsumatorit, prodhimin industrial, investimet, tregtinë, flukset e kapitalit dhe zinxhirët e furnizimit.

Është Italia ajo që vuan ndikimin maksimal nga pandemia: vlerësimet teknike të Komisionit Evropian konfirmojnë se në Itali rënia ekonomike do të jetë -9.5% kjo vit por me + 6.5% rritje vitin 2021. Më keq është vetëm Greqia (-10%), por për Athinën pikënisja është krejt e ndryshme dhe arsyet janë gjithashtu të ndryshme.

Shifrat e papunësisë janë gjithashtu të rënda, të cilat sipas parashikimeve duhet të rriten me më shumë se dy pikë përqindje këtë vit dhe më pas të kthehen në pak më shumë se 10% në 2021, d.m.th në nivelet aktuale.

Disa javë më parë u botuan vlerësimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili parashikoi në botë një rënie të PBB-së prej rreth 3% dhe 9.1% për atë italian. Dhe nëse vlerësimet e FMN për Italinë për vitin 2020 parashikojnë një rënie relativisht më të vogël, e njëjta gjë është e vërtetë edhe për rikthimin e vitit 2021, i cili do të ishte vetëm 4.8%, kundrejt 6.5 të pritura nga BE.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar