Covid dhe lidhja që ai ka me flokët! Më shumë infekton ata që nuk i kanë...

Covid dhe lidhja që ai ka me flokët! Më shumë infekton ata që nuk i kanë...

Një ilaç kundër rënies së flokëve mund të ndalojë avancimin e infeksionit nga koronavirusi që prek më shumë tullacët për shkak të disa mekanizmave të hormonit mashkullor që shkaktojnë rënien e flokëve.

Dy studime, njëri Italian dhe tjetri nga Universiteti i Yale, në Shtetet e Bashkuara, ka dalë në konkluzionin se Covid-19 sulmon më shumë ata me flokë të rënë apo pa flokë fare dhe krahasuar me ata me flokë raporti është tre me një

Kjo "preferencë" nuk është aspak e rastësishme por është për shkak të mekanizmit të hormonit mashkullor që shkaktojnë qënien e flokëve dhe që i lehtëson rrugën koronavirusit për të hyrë në trupin e njëriut.

Profesori italian Torello Lotti, President i Akademisë Botërore të Shëndetit si dhe profesor i Dermatologjisë në Universitetin e studimeve të Venerologjisë "G .Markoni ”, bashkëautori I studimit të mësipërm, tha për gazetën italiane Il Giornale "Studimi filloi në shkurt të vitit 2020 dhe u botua në Shtetet e Bashkuara më 1 Prill. Fillimisht,-tha ai- filluam nga një vëzhgim statistikor i atyre që sëmuren nga Covid, sipas të cilit, u pa se burrat preken më shumë se gratë (58 dhe 42%). E gjithë kjo na bëri të pyesim veten: çfarë ndryshon në këto dy grupe?

Midis meshkujve dhe femrave, ne e dimë që testosteroni është shumë më i lartë te burrat sesa tek gratë.Por vëzhgimi ynë shkoi më tej dhe kemi zbuluar se meshkujt që preken më shumë janë ata pa flokë dhe raporti është tre me një, që do të thotë në 4 tullacë, tre preken nga Covid, apo  ndryshe, në katër meshkuj me flokë vetëm një preket nga nfeksioni i koronavirusit

Duke shpjeguar se si studiuesit arritën në këtë rezultat, Torello Lotti tha se për të kuptuar më mirë duhet të kthehemi disa hapa prapa për të parë se çfarë ndodh te lepujt.

Ai tha se “hormoni që shkakton humbjen e flokëve i quajtur dihidrotestosterone, aktivizohet nga një enzimë e quajtur '5 alfa Reductase', e cila është në gjendje të bllokojë prodhimin e një substance të quajtur ‘surfactant pulmonar’, një përzierje e lipideve dhe fosfolipideve të kolesterolit që ndodhet edhe në mushkëri. Në rastin e lepujve, atyre iu jepet një ilaç i quajtur flutamide, që përdoret zakonisht sot për të parandaluar rënien e flokëve, dhe paskesaj gjithçka kthehet në normalitet, lepujt fillojnë të riprodhojë ‘surfactant-in e tyre pulmonar’

Edhe te meshkujt ndodh e njëjta gjë. Ilaçi flutamidi ndodhet në treg prej shumë vitesh

Profesoti Italian tha gjithashtu se "Ne kemi parë që ky virus është si një top bilardi me një kurorë dhe shumë thelpinj të vegjël. Një prej këtyre "rrotave" i bashkëngjitet një molekule të quajtur Ace2 dhe aktiviteti i zvogëluar i Ace lidhet drejtpërdrejt me zvogëlimin e aktivitetit të hormoneve androgjenike. Në thelb, kjo do të thotë që tullacët për të parandaluar sulmin nga Covid-19, duhet të trajtohen me finasteride.

I pyetur nëse vaksina që mendohet se do të jetë gati deri në fund të vitit, do ta zëvendësojë ilaçin finasteride, profesori Italian tha se është kundër kësaj pritshmërie. Torello Lotti theksoi se “vaksina pritet të jetë joefektive në një numër të madh të njerëzve për një mijë arsye, kryesisht të lidhura me natyrën e Covid. Një ilaç i mundshëm si psh në rastin tonë finasteride, mund të bëhet mekanizmi i duhur për të bllokuar me kosto të ulët (financiare dhe sigurie) infeksionin e koronavirusit.

Sipas prof. Lotti, me pak fjalë tullacët kanë aktivitet më të madh të receptorit '5 alfa reductase', janë më shumë të prirur të infektohen dhe për pasojë edhe të jenë viktima të Covid me më shumë probabilitet se ata me flokë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës