Ndërmarrja bioteknike CanSino ka njoftuar se ka nisur të vaksinojë me vaksinën e parë anti Covid, trupat e ushtrisë popullore kineze. Sipas saj vaksina është e sigurt dhe efektive
CanSino ka marrë ‘dritë jeshile’ për përdorimin e vaksinës nga Komisioni Qendror Ushtarak dhe ka filluar ta administrojë atë që nga 25 qershori dhe vaksinimi i ushtrisë do të zgjasë një vit.
Vaksina kineze përfundoi me ngut fazat e provave 1 dhe 2. Rezultatet e publikuara në revistën shkencore ‘The Lancet’ flasin për një produkt të sigurt dhe të aftë për të aktivizuar sistemin imunitar, të paktën pjesërisht.
Në botë, nga pesëmbëdhjetë kandidatët që po testohen, tetë prej tyre janë kineze
Vaksina e CanSino përdor të ashtuquajturën metodë "vektor viral" që përmban një virus beninj, i aftë të përhapet në të gjithë trupin. Në gjenomin e këtij virusi vektor, studiuesit shtuan një fragment të AND-së artificiale. Besohet se qelizat e njëriut do të prodhojnë të ashtuquajturën ‘proteinë spike’, ajo pjesë që njihet nga sistemi ynë imunitar dhe është në gjendje të nxisë një reagim mbrojtës nga trupi i njëriut.
Vendimi për të përdorur vaksinën e CanSino te një grup mijëra njerëzish, në përgjithësi të shëndetshëm, siç është ushtria, mund të shihet nga ana mjekësore si një alternativë e fazës së tretë. Por nga një këndvështrim gjeopolitik, mesazhi është përmbysur: Kinezët janë të parët në garë dhe ndoshta më të fortë
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4448
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shtrimet në spitale në 2022 u shtuan 8% pas pandemisë! Fluksi më i lartë në kardiologji dhe psikiatri
4 Maj 2023, 07:45
-
Refuzuan që foshnja e tyre të merrte gjak të vaksinuarish anti COVID para operacionit, gjykata mund t'u heqë kujdestarinë
7 Dhjetor 2022, 12:39
-
3 humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 278 raste të reja
1 Gusht 2022, 17:08
-
1480 raste të reja me COVID-19 dhe një humbje jete në 24 orët e fundit
20 Korrik 2022, 17:30
-
Valë infektimesh me COVID, Simaku: Pritet rritje e rasteve edhe 3 javë! Në vjeshtë s’përjashtohen mutacione, vaksinohuni
20 Korrik 2022, 17:02
-
Ndryshimet klimatike cenojnë prodhimin bujqësor global, FMN: Covid, lufta dhe klima, rrezik për tjetër uri globale, lufta mund të shkaktojë inflacion afatgjatë
6 Qershor 2022, 20:30
-
Në Izrael protestohet kundër rregullave ndaj pandemisë
15 Shkurt 2022, 04:53
-
Provinca më e populluar e Kanadasë shpall gjendjen e jashtëzakonshme
12 Shkurt 2022, 01:43
-
AstraZeneca parashikon shitje më të larta për vitin 2022 edhe pse infektimet nga COVID-it janë në rënie
10 Shkurt 2022, 23:58
-
OBSH: Evropa po hyn në 'lojën përfundimtare të mundshme' të pandemisë COVID
4 Shkurt 2022, 04:38
-
Holanda do të lehtësojë kufizimet pavarësisht valës së re të infeksioneve
26 Janar 2022, 03:11
-
Për herë të parë në Gjermani mbi 100.000 të infektuar në ditë
20 Janar 2022, 01:08