Covid, Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali: Studimi kinez për antitrupat, lajm i mirë për krijimin e vaksinës

Sipas Giovanni Rezza, nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali, lajmi i ardhur nga studimi kinez, sipas të cilit  te të gjithë personat e prekur nga infeksioni i koronavirusit zhvillohet antitrupa që luftojnë Covid dhe që paskësaj nuk kanë rrezik të riinfektohen për së dyti, të paktën për një periudhë deri dy vjeçare, është një lajm shumë i mirë nga këndvështrimi i krijimit të vaksinës

Rezza tha se fal kësaj “ne mund të gjejmë proteinën që arrin të prodhojë antitrupat për të luftuar koronavirusin dhe ta vëmë atë në funskion të vaksinës”

Sipas studimit kinez, te 100% e pacientëve të prekur nga infeksioni zhvillohen antitrupa, pavarësisht se në nivele të ndryshme dhe pavarësisht karakteristikave të veçanta klinike të pacientëve. Antitrupat prodhohen gjatë infeksionit ose në ekspozimin ndaj antigjeneve të huaj dhe është i mjaftueshëm për të parandaluar një infeksion të ri.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tka deklaruar se 102 vaksina të mundshme kundër Covid-19 janë në zhvillim në të gjithë botën.

Tetë nga vaksinat e mundshme janë miratuar për prova klinike te njerëzit. Nga grupet e aprovuara për studime klinike te njerëzit, katër janë nga Kina, një është nga Anglia, një është nga SHBA dhe një tjetër është një grup i kombinuar amerikan dhe evropian. Institutit Kombëtar i Shëndetit në SHBA (NIH) ishte i pari që filloi testimin e vaksinës kundër koronavirusit më 16 mars

Ndërkohë shumë shtete po rrisin numrin e testeve serologjike për të evidentuar se sa përqind e njerëzve, me apo pa simptoma kanë zhvilluar antitrupa anti Covid. Të dhënat janë mjaftë të rëndësishme sidomos tani që të gjitha vendet po përgatiten për të hyrë në fazën 2 atë të bashkëjetesës me koronavirusin, pasi prej tyre qeveritë dhe autoritetet e shëndetit do mund të hartojnë me siguri strategjitë e hapjes së plotë apo të pjesshme.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump