Studimi kinez konfirmon: Të gjithë të prekurit me Covid zhvillojnë antitrupa të mjaftueshëm për të penguar të infektohen përsëri deri në dy vjet (VIDEO)

Një studim kinez ka konfirmuar se te të gjithë pacientët e sëmurë nga koronavirusi, si ata të shtruar në spitale dhe ata me simptoma të buta, prodhohen antitrupa kundër Covid të cilët janë të mjaftueshëm për të shmangur riinfektimin për së dyti, me shumë siguri për një deri dy vite

Sipas studimit te 100% e pacientëve të prekur nga infeksioni zhvillohen antitrupa, pavarësisht se në nivele të ndryshme dhe pavarësisht karakteristikave të veçanta klinike të pacientëve.

Antitrupat kundër koronavirusit prodhohen gjatë infeksionit ose në ekspozimin ndaj antigjeneve të huaj dhe mbrojnë në afat të gjatë trupin kundër mikroorganizmave.

Prodhimi i antitrupave - në ata që kanë një sistem imunitar normal - është i mjaftueshëm për të parandaluar një infeksion të ri.

Për Guido Silvestri, nga ‘Emory of Atlanta’, i cili drejton një nga laboratorët më të përparuar të kërkimit në Mikrobiologji dhe Imunologji, shkruan se lajmi është shumë se optimist dhe ndoshta është lajmi më i mirë që nga fillimi i pandemisë.

Sipas tij, “ne nuk mund ta dimë se sa zgjat kjo përgjigje imunitare ndaj Covid por precedentët me viruse të ngjashme sugjerojnë që forca imunitare mund të zgjasë të paktën 12-24 muaj por krtesorja na mbron nga një rikthim i mundshëm i koronavirusit”

Ndërkohë shumë shtete po rrisin numrin e testeve serologjike për të evidentuar se sa përqind e njerëzve, me apo pa simptoma kanë zhvilluar antitrupa anti Covid. Të dhënat janë mjaftë të rëndësishme sidomos tani që të gjitha vendet po përgatiten për të hyrë në fazën 2 atë të bashkëjetesës me koronavirusin, pasi prej tyre qeveritë dhe autoritetet e shëndetit do mund të hartojnë me siguri strategjitë e hapjes së plotë apo të pjesshme

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave