Covid/ Kosova regjistron 43 raste të reja dhe 2 viktima

Covid/ Kosova regjistron 43 raste të reja dhe 2 viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar sot se gjatë 24 orëve të fusnit janë konfirmuar 43 persona të infektuar me COVID-19.

Sipas të dhënave, nga sëmundja kanë vdekur edhe 2 pacientë duke e rritur numrin e viktimave nga infeksioni në 627.

Në raportin ditor të IKSHPK-së njoftohet se sot janë konfirmuar të shëruar edhe 123 pacientë, ndërsa raste aktive janë 1.359.

Që nga muaji mars në Kosovë janë infektuar gjithsej 15.663 persona. Prej tyre, 13.677 janë shëruar.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 111 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë.

Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 33 662 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 750.

4 viktima dhe 162 raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut si pasojë e Covid-19. 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë me shtimin e rasteve të ditës së sotme numri në total i të prekurve ka shkuar në 18149 persona, ndërsa që prej fillimit ta pandemisë kanë humbur jetën 743 pacientë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Miliardat e naftës s’e blejnë suksesin, Dortmund mposht dy herë nga 1-0 PSG-në! Gjermanët janë finalistët e parë të Champions League

VIDEO/ Miliardat e naftës s’e blejnë suksesin, Dortmund mposht dy herë nga 1-0 PSG-në! Gjermanët janë finalistët e parë të Champions League