Covid në Ballkan/ Rumania dhe Bosnje Hercegovina regjistrojnë rekord infeksionesh!  Rritet numri i të prekurve në Slloveni dhe Kroaci

Covid në Ballkan/ Rumania dhe Bosnje Hercegovina regjistrojnë rekord infeksionesh!  Rritet numri i të prekurve në Slloveni dhe Kroaci

Pandemia e Covid vazhdon të shtrijë zgjerimin e territoreve në Ballkan.

Në Rumani, gjatë 24 orëve të fundit u raportuna 994 raste të reja të koronavirusit, një shifër kjo record e konfirmuar që prej fillimit të pandemisë dhe që tejkalon atë të raportuar para tre ditësh, prej 889 rastesh të reja.

Rumania, deri tani ka deklaruar 40 163 raste infeksioni Covid, për një total prej 2101 viktimash. Gjithashtu autoritetet janë deklaruar edhe se në vend deri tani janë shëruar 24 663 pacientë.

Raste të shtuara të infeksionit ka patur edhe në Bosnje Hercegovinë, ku sot u deklaruan 324 persona të identifikuar pozitiv me Covid,  numri më i lartë që nga fillimi i epidemisë

Vdekjet në vend që nga fillimi i pandemisë janë rritur në 268, 5 prej të cilave të regjistruara në 24 orët e fundit, për një total prej 9115 të prekurish nga infeksioni.

Në Slloveni, në 24 orët e kaluara janë regjistruar 29 infeksione të reja koronavirusi dhe një vdekje.

Siç raportohet nga mediat rajonale, numri i përgjithshëm i rasteve të covid-19 është rritur në 2,006, për një total viktimash prej 115 viktimash

Për momentin, në spital ndodhen të shtruar 22 pacientë, nga të cilët dy në repartet e terapisë intensive

Muajin e kaluar Sllovenia, si edhe Mali i Zi, deklaroi përfundimin e epidemisë, por më pas vend u prek nga një rekuperim i përditshëm dhe gradual i infeksioneve, ashtu si edhe të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit.

Në Kroaci, autoritetet shëndetësore janë deklaruar se që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi është rritur në 4422 raste, nga të cilët kanë humbur jetën 123 pacientë kurse 3183 persona raportohen të shëruar.

Kosova, deri 24 orë më parë ka raportuar për 6045 të infektuar, 144 viktima dhe 3226 të shëruar. Në Kosovë në mesin e të infektuarve janë edhe rreth 500 profesionistë shëndetësorë, 160 prej të cilëve janë mjekë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje

VIDEO/ Napoli rikthehet në krye të Serie A, Lukaku mposht 1-0 Romën! Ranieri rikthim me humbje