Covid, në fillim të verës testohet në Itali vaksina te njeriu (VIDEO)

Një konsorcium europian i përbërë nga tre kompani bioteknike është vënë në punë për të krijuar një vaksinë kundër koronavirusit, një sfidë që gjithashtu pretendon të garantojë prodhimin e miliona dozave në një kohë rekord

Konsorciumi europian i përbërë nga kompania ReiThera Irbm të Pomezia në Romë, Leukocare në Monako dhe Univercells në Bruksel, po punon me ritme të larta për të filluar provat klinike të vaksinës te njerëzit gjatë verës në Itali.

Për sfidën e të qenit në gjendje të zhvillojnë një vaksinë të sigurt dhe mbrojtëse, tre ndërmarrjet bioteknike shënojnë, "shton nevojën e rëndësishme për të garantuar prodhimin e miliona dozave në kohën rekord".

Për të arritur qëllimin e zhvillimit të efektshëm dhe ultra të shpejtë të vaksinave, konsorciumi po e bazon punën e vet bazuar duke përdorur teknologji inovative.

Paralelisht me zhvillimin klinik, konsorciumi synon të zhvillojë një formulim të vaksinës që i lejon asaj ta stabilizojë atë për periudhë të gjatë gjë që lehtëson prodhimin me shpejtësi nga dhjetëra mijëra në miliona doza.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë