Nga përdorimi i detyrueshëm i maskave, ruajtja e distancës sociale e deri tek përdorimi masiv i testeve. Këto janë përgjigjet që Europa po përgatit për pandeminë nga koronavirusi pas kalimit të fazës së emergjencës dhe teksa shumë shtete kanë nisur lehtësimin e masave dhe kanë rihapur ekonominë
Derisa të gjendet vaksina, Italia me maska
Kryeministri italian Giuseppe Conte, gjatë fjalës së tij në Senat the se forcimi i masave parandaluese është i vetmi mjet për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Për fazën 2, Conte përsëriti se “distanca sociale duhet të vazhdojë të respektohet dhe promovohet përdorimi i gjerë i maskave dhe pajisjeve mbrojtëse personale derisa të jetë në dispozicion terapia ose vaksina".
Gjermani: maska të detyrueshme në transportin publik
Deri më 3 maj, në Gjermani, ndalimi i lëvizjes së më shumë se dy personave dhe detyrimi për të mbajtur një distancë minimale prej 1.5 metrash vazhdon të zbatohet. Numri i shteteve federale që kanë njoftuar detyrimin për të mbajtur maska mbrojtëse në transportin publik po rritet, nga Bavaria në Pomerania dhe në kryeqytetin Berlin.
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas duke diktuar udhëzimet për ditët në vijim tha se kufizimet e lëvizjes do të vazhdojnë dhe se askush nuk duhet të ketë iluzione për të kundërtën.
Testet në masë shpresa e Mbretërisë
Në Mbretërinë e Bashkuar ku numri i vdekjeve nga Covid 19 është rritur për një total prej mbi 17 mijë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 18,000 testime në 24 orë dhe kanë zbuluar 4,301 raste të reja të konfirmuara të sëmundjes në një garë me kohën për të parandaluar përhapjen e epidemisë.
Franca detyron mbajtjen e maskave
Ndërkohë në Francë vazhdon ende bllokimi dhe afati i caktuar për çlirim nga disa prej masave është 11 maji dhe se mbajtja e maskave do jetë detyrimi i ri për popullsinë.
Sipas studiuesve të Institutit Pasteur, izolimi pati një ndikim masiv në përhapjen e Covid 19. Sipas llogaritjeve të tyre, numri i individëve të kontaminuar nga secili person i infektuar ra me 3, 3 (para zbatimit të kufizimeve të 17 Marsit) në 0.5, me një ulje prej 84%.
Lajmi kryesor: