Covid, Sllovenia shpall fundin e pandemisë nga koronavirusi, vendi i parë në Europë që çlirohet nga makthi (VIDEO)

Qeveria Sllovene ka shpallur zyrtarisht fundin e pandemisë botërore Covid-19 duke u bërë kështu vendi i parë europian që e shpall të ‘mbyllur’ pandeminë nga koronavirusi. Vendimi i Ljubljanës zyrtare vjen teksa në dy  javët e fundit në vend janë regjistruar çdo ditë më pak se 7 raste të reja infeksioni.

Kryeministri Janez Jansa deklaroi para parlamentit se “Sllovenia ka zbutur epideminë gjatë dy muajve të fundit … Sot Sllovenia ka pamjen më të mirë epidemiologjike në Evropë”.

Në lidhje me turistët që nuk vijnë nga shtetet e Unionit Europian dhe që do të vizitojnë Slloveninë, duke filluar nga mesi I qershorit, atyre do tju kërkohet të karantinohen për 14 ditë, përveç disa përjashtimeve përfshirë diplomatët dhe njerëzit që transportojnë ngarkesa.

Qeveria tha se shtetasit e huaj të BE që tregojnë shenja të infeksionit koronavirus ende nuk do të lejohen të hyjnë në vend.

Qytetarët slloven gjithsesi do të duhet të ndjekin rregullat për të parandaluar një përhapje të mundshme të infeksionit.Ata do vazhdojnë të mbajnë maska në vendet publike dhe të qëndrojnë së paku 1.5 metra larg nga njëri tjetri.

Që nga mesi i muajit mars, Sllovenia mbylli të gjitha shkollat, institucionet sportive dhe kulturore, baret, restorantet, hotelet dhe dyqanet përveç dyqaneve të ushqimit dhe ilaçeve, ndërsa anuloi edhe transportin publik.

Qeveria ka filluar lehtësimin e bllokimit nga 20 Prilli. Transporti publik rifilloi në fillim të kësaj jave ndërsa javën e ardhshme disa nxënës do të kthehen në shkolla. Të gjitha baret dhe restorantet si dhe hotelet e vogla me deri në 30 tavolina do të lejohen të hapen javën e ardhshme.

Vendi me një popullsi prej rreth 2 milion, i cili kufizohet me Italinë, Austrinë, Hungarinë dhe Kroacinë, ka raportuar deri tani 1,464 raste koronavirus dhe 103 vdekje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin