Covid, europianët fillojnë javën me më pak masa të izolimit dhe bllokimit prej pandemisë nga koronavirusi

Covid, europianët fillojnë javën me më pak masa të izolimit dhe bllokimit prej pandemisë nga koronavirusi

Vendet evropiane po vazhdojnë me lehtësimin e masave të izolimit të cilat janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Numri i viktimave në Evropë ka rënë ndjeshëm, megjithatë ekzistojnë shqetësime për një valë të dytë të të infektuarve, pas lehtësimit të masave.

Në të gjithë kontinentin janë rihapur kishat, monumentet historike, restoranet, baret dhe si një numër i madh i hapësirave publike.

Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan u rihap për vizitorët pasi u mbyll më 10 mars.

Vizitorët, janë parë duke respektuar rregullat e distancimit fizik.

Greqia ka rihapur të gjitha vendet arkeologjike pas një mbylljeje dy mujore.
Me vetëm 163 vdekje nga COVID-19, Greqia filloi të lehtësojë masat këtë muaj, pas një bllokimi gjashtë javor.

Belgjika rihapi shkollat, një javë pasi autoritetet kishin lejuar rihapjen e bizneseve.

Në të gjithë botën janë regjistruar më shumë se 315,000 vdekje dhe 4.7 milionë të infektuar me koronavirus, megjithëse besohet se shifrat janë shumë më të larta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja