COVID-19 në Shqipëri, 169 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri, 169 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

Këtë të enjte (8 tetor) u shënuan 169 raste të reja me COVID nga 971 testime të kryera. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 55 të prekur në Tiranë, 22 të prekur në Korçë, 14 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Fier, 7 raste në Lushnje, 6 raste në Lezhë, Vlorë, Mirëditë, Tropojë, 2 raste në Kavajë, Berat, Mallakastër, Klos, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Has, Mat, Gjirokastër, Divjakë, Malësi e Madhe, Përenjas, Peqin, Gramsh, Kuçovë, Skrapar.

Fatkeqësisht betejën me virusin e kanë humbur 4 persona të tjerë duke e çuar numrin total të viktimave në 411. Si pasojë e COVID kanë ndërruar jetë  një 62 vjeçar, një 66 vjeçare nga Lezhanjë 67 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana. 

Janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9215 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (8 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                         169

Të shëruar ne 24 orë                      100

Humbje jete në 24 orë                  4

Testime ditore                                  971

Testime totale                            95811

Raste pozitive                             14899

Raste të shëruara                       9215

Raste Aktive                                 5273

Humbje jete                                  411

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      2717

Durrës      570

Shkodër    398

Lezhë        264

Korçë         268

Elbasan     221

Fier            237

Vlorë          191

Kukës        146

Berat          128

Dibër            78

Gjirokastër   55

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:46
COVID19 në Elbasan/ Infektohet efektivi i 'Shqiponjës", ish kreu i Komitetit Olimpik dhe një drejtoreshë shkolle

ELBASAN- Ditën e sotme janë shënuar edhe 3 raste të reja me Covid19 në qytetin e Elbasanit.

Sipas informacioneve për Report Tv një punonjës i skuadrës "Shqiponja" në Elbasan si dhe ish kreu i Komitetit Olimpik, janë konfirmuar me koronavirus.

Ndërkohë me koronavirus është prekur edhe drejtoresha e shkollës 9-vjeçare "Europa" në Katund të Ri në Elbasan.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë