Sot 303 raste të reja dhe 11 humbje jete nga COVID-19! Shërohen 651 pacientë, vaksinohen 3461 persona

Sot 303 raste të reja dhe 11 humbje jete nga COVID-19! Shërohen 651 pacientë, vaksinohen 3461 persona

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 303 raste të reja dhe 11 viktima nga COVID 19. Nga 2174 testime të kryera  kanë rezultuar pozitivë 303 qytetarë me COVID, ndërsa 11 viktimat janë të moshave nga 48-91 vjeç. Rastet pozitive më të larta i mban qarku i Tiranës, ndërsa harta e shpërndarjes së tyre janë identifikuar në këto bashki: 112 raste në Tiranë, 21 raste në Shkodër, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Kavajë dhe Mirditë, 10 raste në Durrës dhe Elbasan, 8 raste në Tropojë, Vlorë, 7 raste në Fier, Devoll, Lushnje, 6 raste në Berat, Sarandë, Gramsh, 5 raste në Peqin, 4 raste në Kurbin, Mallakastër, Ura Vajgurore, Këlcyrë, 3 raste në Kukës, Delvinë, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kuçovë, 2 raste në Lezhë, Has, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Pukë, Kamëz, Kolonjë, Libohovë .

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Saranda, 1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Shkodra, moshave 48-91 vjeç.   

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 394 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 651 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 86,497 që nga fillimi i epidemisë.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 3,461 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 51,690 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Statistika (23 Mars 2021)

Raste të reja ditore       303

Të shëruar në 24 orë     651

Të shtruar në spitale      394

Humbje jete në 24 orë   11

Testime ditore               2174

Testime totale          536,963

Raste pozitive           121,847

Raste të shëruara       86,497

Raste Aktive              33,194

Humbje jete               2156

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    22657

Fier       2616

Durrës    1447

Vlorë      1335

Shkodër    1253

Gjirokastër 1213

Korçë      762

Lezhë      634

Elbasan   445

Kukës     348

Dibër     332

Berat       152

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës