COVID-19, apeli i Tritan Kalos: Jeta e çdo shqiptari është e shenjtë, politika të mos e shfrytëzojë për përfitime politike

COVID-19, apeli i Tritan Kalos: Jeta e çdo shqiptari është e shenjtë, politika të mos e shfrytëzojë për përfitime politike

Mjeku i njohur Tritan Kalo i ka bërë apel politikës shqiptare që në këto ditë të vështira të mendoj më shumë për jetën e qytetarëve dhe jo për përfitimet politike. Në një reagim në rrjetet sociale profesor Kalo thekson se nëse nuk rritet përgjegjësia vetjake mund të infektohemi më shpejt nga COVID-19,

‘KOHA COVIDIANE kërkon nga të gjithë JU sëra e politikbërësve MË PAK Politikë për politikë si dhe për përftime politike, qoftë nga Mazhoranca po ashtu edhe nga Opozita….Po kalojmë kohë jo të lehta, dhe kohë të tilla kërkojnë përditë e më shumë: 1- PROFESIONALIZËM, 2- PUNË e 3- PËRKUSHTIM, si e vetmja PPP të cilën unë dhe sëra ime e MANTELBARDHËVE njeh dhe mbështet fuqishëm….”SHQIPËRIA NUK BËHET PA SHQIPTARËT” – shprehej dikur Rilindasi i vërtetë, Sami Frashëri….NUKU jemi miliarda që të mos përpiqemi të vetëmbrojmë jetët tona….JETA E ÇDO SHQIPTARI është e shtrenjtë, e paçmimtë….

NËSE ne vetë nuk e rrisim përgjegjësinë ndaj vetëvetes, do të mundet të infektohemi më lehtë nga kjo “FLAMË MBARËBOTËRORE”…. JU DUAM SHUMË dhe ju konsiderojmë secilin prej jush si një nga pjestarët e familjeve tona…..JEMI aty për ju në linjën e parë të përballjes me sfidën COVID-19….NE BASHKË DO TË MUNDET TË JA DALIM MBANË, por BASHKË e vetëm BASHKË!!!’ përfundon reagimin e tij Tritan Kalo.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen