Diçka po shkon drejt kthimit në normalitet, të paktën në perspektivë.
Sot do tju inkurajojmë duke lexuar një lajm pozitiv në lidhje me ciklizmit, një sport që normalisht është vetëm fansave të tij. Lajmi i mirë është se Unioni Ndërkombëtar i Ciklistëve – ‘qeveria botërore’ e sporti me dy rrota - zbuloi udhëzimet e rifillimit të këtij lloj sporti, pasi edhe ai si shumë aktivitete të tjera sportive ishte ndaluar dhe që parashikohej të riniste më 1 korrik. Në udhëzimin e Unionit Ndërkombëtar të Ciklistëve parashikohet që do të jenë vetë shtetet që do të vendosin datën e rifillimit bazuar në kushtet e pandemisë në nivel lokal, por gjithsesi rruga tashmë është e hapur.
Për të filluar me ristartimin do të jetë, zhvendosja në kalendar e ‘Tour de France’ e cila do të zhvillohet në rrugën e saj origjinale nga data 29 gusht deri në 20 shtator, dy muaj pas datës së caktuar.
Pjesëmarrësve do t'ju duhet të bëjnë disa ditë kompeticion ‘faza të shkurtra’, për të arritur më pas në takimin e madh dhe shumë të kërkuar jo vetëm nga fansat e çiklizmit.
E konfirmuar është edhe data dhe programi i Kampionatit Botëror të ‘Aigle-Martigny’, në Zvicër, i planifikuar nga 20 deri më 27 shtator. Më 20 shtator, ‘Aigle-Martigny’ do të nis me garën individuale e kronometruar. Tour e ka mbërrtjen në Champs-Elysées dhe për këtë arsye kush do të synojë fanellën e kampionatit botëror do të duhet të ‘luftojë kundër kohës’ ose do ti duhet të largohet nga ‘Grande Boucle’.
E mirënjohura gara ciklistike e ‘Giro d'Italia’ do të zhvillohet menjëherë pas Kupës së Botës, me startin e nisur nga Siçilia dhe jo nga Budapesti, në ditët e para të tetorit dhe do të pasohet menjëherë nga gara tjetër e ‘Vuelta di Spagna’.
Kampionatet kombëtare do të jenë ndër të parat që do të zhvillohen, në fundjavën e 22 dhe 23 gushtit ndërsa kampionati evropiane (i planifikuara në Trento) do të zhvillohet nga 9-13 shtatori.