Ilaçi që ul nivelin e yndyrës në gjak, rezulton shumë efikas kundër Covid! Zhduk infeksionin në vetëm 5 ditë (VIDEO)

Një ilaç i vjetër anti-trigliceride mund të zvogëlojë simptomat e koronavirusit duke e shndërruar këtë të fundit në një ftohjeje të thjeshtë. Bëhet fjalë për fenofibrat, i cili zakonisht përdoret për të ulur nivelin e yndyrës në gjak.

Një grup studiuesish izraelitë nga Universiteti Hebraik në Jeruzalem, në bashkëpunim me Qendrën Mjekësore Amerikane Mount Sinai në New York, kanë zbuluar se ky ilaç është i aftë të frenojë aftësinë e Covid-19 për t'u riprodhuar në qelizat e mushkërive.

Një lajm që po bën jehonë të madhe në komunitetin shkencor dhe në median amerikane.

Po çfarë është fenofibrat

Cesare Sirtori, farmacolog klinik italian mjaftë i njohur në botë tha se kjo molekulë, përmes një mekanizmi të quajtur Ppar, është në gjendje të zvogëlojë yndyrnat e tepërta në mëlçi, duke ulur kështu nivelet e tyre në gjak, por askush deri më tani nuk kishte menduar se mund të përdoret për të ulur inflamacionin e Covid në mushkëri.

Lidhja Trigliceridet dhe Covid

Por çlidhje kanë yndyrat e gjakut me koronavirusin dhe këtë ilaç?

Studiuesit e grupit izraelito-amerikan, të udhëhequr nga Yaakov Nahmias i Universitetit Hebraik në Jeruzalem, e konsideruan zbulimin një 'super-yll' në fushën e hulumtimeve mbi proceset inflamatore, ndërsa kuptuan se i njëjti efekt i fenofibratit në zvogëlimin e yndyrnave mund të ndodh edhe në mushkëri për inflamacionin

 "Të gjithë mjekët që kanë trajtuar pacientë Covid- shpjegon Sirtori - kanë parë në grafitë e të sëmurëve një humbje të madhe të transparencës pulmonare dhe te autopsitë e viktimave shumë lipide sepse kjo është një nga pasojat që shkakton Covid në mushkëri. Duke zvogëluar yndyrnat - vazhdon farmakologu - do të thotë të zvogëlohet inflamacioni, që do të thotë ulje drastike e simptomave.

Roli i inflamacionit në mushkëri

Në fakt, një aspekt klinik që ka ngjallur shumë kureshtje është ai që lidhet me akumulimin progresiv të triglicerideve në mushkëri te pacientët Covid në fazat e hershme të sëmundjes. "Coronavirusi shkakton çekuilibrim të yndyrave - vazhdon farmakologu - dhe që duke i grumbulluar shumë prej tyre edhe në grumbulluar ato në mushkri shkakton inflamacion serioz, ndonjëherë edhe vdekjeprurës.

Studimi tregon një aktivitet të jashtëzakonshëm potencial të ilaçit fenofibrat në yndyrnat e grumbulluara në mushkëri gjatë sëmundjes". Studiuesit shpjegojnë gjithashtu se djegur yndyrën në mushkri, ilaçi gjithashtu bllokon aftesinë riprodhuese të Sars CoV-2. "Në fakt - studiuesit amerikano-izraelit thanë revistës Medical Express - se brenda pesë ditëve trajtim me fenofibrat, virusi pothuajse zhduket plotësisht".

Efektiviteti me kosto të ulët

Me pak fjalë, ky ilaç ka një efekt indirekt sepse vepron në një mekanizëm toksik të koronavirusit. Ai gjithashtu ka kosto të ulët. Në Itali 30 tableta kushtojnë 10 euro.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë