COVID-19 i merr jetën Drejtorit të Zonave të Mbrojtura në Kukës, Besnik Hallaçi! Zbulues i 'Tulipanit Shqiptar', i shtruar prej dy javësh te Shefqet Ndroqi

Covid-19 i ka marrë jetën  në moshën 64 vjeçare, Drejtorit të Administratës së Zonave të Mbrojtura Qarku Kukës, Besnik Hallaçi ,biolog dhe ambjentalistit I njohur në  rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Hallaçi është dhe zbulues i “Tulipanit shqiptar” ndryshe “Tulipani I Kukësit”.

Ai prej dy javësh ishte i shtrua tek “Shefqet Ndroqi” aty ku dhe po merrte trajtim të specializuar për COVID-19.

Lajmin për ndarjen nga jeta e Besnik Hallaçit, e kanë bërë me miqtë e tij në mediat sociale, ku ndër të tjera shkruajnë se ai ishte një njeri fisnik familjar model,biolog, ambientalis, studiues i pasionuar, fotograf, njeri që si rrallëkush e njihte florën e faunën në vend.

Edhe kryetari i Bashkisë Kukës, Safet Gjici shprehu ngushëllime për humbjen e biologut Besnik Hallaçi. 

"Me dhimbje të thellë dhe hidhërim të madh mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta në mënyrë të papritur nga kjo pandemi famëkeqe të biologut të njohur kuksian Besnik Hallaçi.Më lejoni që në këto  momente të dhimbshme t’i shpreh familjes, të afërmve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim personal  dhe  të qytetarëve kuksianë. U prehsh në paqe!"shkruan Gjici.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:32
Ndarja nga jeta e Besnik Hallaçit, kolegët: Humbje e madhe për shkencën! Kudo që është botanika është edhe ai

Ndarja nga jeta e biologut dhe Drejtorit të Administratës së Zonave të Mbrojtura Qarku Kukës, Besnik Hallaçi ka sjellë hidhërim dhe trishtim tek miqtë e tij, të cilët kanë shprehur dhimbjet por dhe fjalët më të ndjera për mikun e tyre në mikrofonin e Report Tv.

Gazetari Bashkim Shala e konsideron një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme ndarjen nga jeta të Hallaçit, dhe për faktin që është nda nga jeta në një moshë të re.

"Është një humbje e madhe për komunitetin tonë për ata pak njerëz të shkencës që kanë mbetur këtu. Ishte nga shkencëtarët e rrallë ose i vetmi në këtë zonë dhe ishte një ndër zbuluesit e Tulipanit të Kukësit dhe do të kujtohet gjithmonë", tha Shala.

Ndërsa eksperti  i turizmit, Bukurosh Onuzi shprehet se Besnikun e kishte koleg prej 15 vitesh.

"Ai ishte një nga specialistët më të mirë dhe pasioni e ka bërë atë një nga njerëzit më të mirë. Ai ishte një nga zbuluesit më të mëdha dhe futet në klasën e shkencëtarëve më të njohur dhe elitën shqiptarë të biologëve më të mirë që ka njohur Shqipëria", tha Onuzi.   

Biologu Arben Palushi tha se "Besniku ishte gjithçka për biologjinë e Kukësit, për mbrojtjen e mjedisit, për habitatet dhe punën që bëhet për krijimin e gjithë këtij kompleksi biodiversiteti që është krijuar. Me krijimin e parqeve natyrore nga 2016 e deri më sot, kudo që është botanika është edhe Besnik Hallaçi".

Ora 10:41
Tulipani shqiptar merr status të veçantë mbrojtje

1609580599_1609579952BESNIKHALLACI12.jpeg

Besnik Hallaçi

Tulipani shqiptar, një ekzemplar i rrallë i bimëve endemike dhe i certifikuar ndërkombëtarisht, do të ketë statusin e mbrojtjes së veçantë. Tulipani i zbuluar nga biologu Besnik Hallaçi, i cili vdiq ditën e sotme 2 janar 2021 rritet në zonën e Kukësit. Në një intervistë për Report TV  në maj të 2020 biologu Besnik Hallaçi u shpreh se qarku i Kukësit është unik sa i përket brezave të rralla endemike të cilat kërkojnë vëmendje për të mos u shkatërruar.

Intervista e Biologut Hallaçi 

"Qarku i Kukësit për vetë pozitën gjeografike që ka, ka një pasuri të madhe të biodiversitetit në përgjithësi dhe bimë të veçanta. Gjatë punës hulmutuese nga grupe botanikësh por dhe na grupi ynë është bërë i mundur identifikimi i një lloji të ri endemik të florës. Treva e qarkut të Kukësit gjithnjë paraqet surpriza. Gjatë këtyre 10 ditëve të fundit janë identifikuar dhe 15 lloje të tjera të cilat nuk kanë qenë të pasqyruara në florën e Shqipërisë" tha Besnik Hallaçi tha në maj të 2020.

Tulipani i Kukësit  është zbuluar në vitin 2003 në zonën e Kolsh-Surroit, në vendin e quajtur Polla e Zezë, nga biologu Besnik Hallaçi. Deri atëherë njiheshin rreth 113 lloje tulipanësh, ndërsa tulipani shqiptar me emrin shkencor “Tulipa Albanica” renditet i 114-ti. Në qarkun e Kukësit këto bimë endemike të rralla gjenden në malet e Gjalicës, në malet e Hekurave në Tropojë, në bregun e liqenit të Fierzës deri në Pashtrik të Hasit si dhe në Qafën e Luzhës në rrethin e Tropojës.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 02/01/2021 19:21

    Ngushëllime familjes! Një humbje e madhe edhe për shkencën tonë,sepse ne nuk rrisim më shkencëtarë! Sot kemi vetëm ekonomistë e avokatë... Edhe duarxhepista( që vetëm sorollaten)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën