Një efektiv policie i Shkodrës, Hydajet Nehani ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Ai ishte infektuar 2 javë më parë, por për shkak se kishte nevojë për mjekim të specializuar ishte dërguar në Turqi për mjekim.

Pavarësisht ndihmës së mjekëve, efektivi i policisë nuk mundi dot të mbijetonte duke ndërruar jetë në Turqi.

COVID-19 kishte shkaktuar komplikacione të mëdha në organet jetësore duke e bërë të pamundur që polici të fitonte këtë betejë.

Hydajet Nehani ishte efektivi i parë i policisë së Shkodrës që humb jetën nga COVID-19.