Covid-19, ilaçi Heparina mund të jetë pikë kthese në luftën kundër koronavirusit

Covid-19, ilaçi Heparina mund të jetë pikë kthese në luftën kundër koronavirusit

Heparin, antikoagulant

SHPRESA duket afër. Për ata që besojnë, ai është shpresa. Për shkencën është një perspektivë që kërkon prova të padiskutueshme empirike. Por, pas ‘kryqëzimit’ prej mijëra vdekjeve ai mund të jetë një dritë në tunelin e pandemisë.

Ilaçi shpresëdhënës ka një emër, quhet heparin. Nuk është një ilaç i ri, është një antikoagulant i njohur me kosto të papërfillshme financiare, por siç duket me efikasitet vendimtar në luftën kundër Sars-CoV-2.

Gjaku i holluar, parandalon formimin e mpiksjeve anormale të gjakut.

Sipas specialistëve në Itali, pas autopsive të para të kryera mbi kufomat e infektuara u vu re se trompët (trompozat) janë aleatët më të çmuar të Covid-19.

‘Veza e Kolombit’ çeli disa orë para festës së Pashkëve në disa spitale italiane nga mjekë italianë të cilët kanë bërë një zbulim që mund të ndryshojë në mënyrë drastike skenarin e pandemisë.

“Problemi kryesor nuk është virusi por reagimi imunitar që shkatërron qelizat ku hyn virusi - shpjegojnë specialistët në kontakt të vazhdueshëm me mjekë të tjerë italianë nga Milano, Brescia, Pavia, Bergamo, Napoli, Palermo, të cilët preferojnë të mbeten anonimë në këtë fazë eksperimentale.

Sipas specialistëve, problemi është kardiovaskular, jo i frymëmarrjes. Pacientët kryesisht kanë tromboembolizëm venoz. Pas 10015 ditë temperature të lartë, inflamacioni ka shkatërruar gjithçka dhe ka përgatitur terrenin për formimin e trompozës.

Sipas mjekëve, kokteili i ilaçeve që mund të mposhtë përfundimisht sëmundjen është i përbërë nga anti-inflamatorët dhe anti-koagulantët, një përzierje që mund të na bëjë të kthehemi shumë shpejt në normalitet.

Gjithsesi studimet janë ende në fillimet e tyre. Anatomopatologët kanë kërkuar që fillimisht të procedohet kryesisht në hetimin e trupave të pacientëve të moshës së re që kanë gjetur vdekjen nga koronavirusi, duke shtuar që sa më shumë të dhëna të sigurohen nga këta njerëz që nuk kanë vuajtur nga sëmundje të tjera të mëparshme aq më shpejt mund të ketë përfundime të sakta.

Terapitë e bazuara në ilaçin heparin, të cilat kanë ngjallur entuziazëm të kujdesshëm, mund të shkojnë përpara edhe me autorizimin e agjencisë italiane të ilaçeve.

 “Ne – thonë studiuesit- besojmë se kemi gjetur shkakun e vdekshmërisë nga koronavirusi. Nëse kjo vërtetohet atherë mund të themi se intubimet nuk do të jenë më të nevojshme si dhe do të parandalohen trompozat, shkaku i vdekjeve”.

Ata shprehen se është e panevojshme intubimi kur në fakt gjaku nuk arrin në mushkri. “Prandaj, efektiviteti i trajtimit terapeutik na bën të besojmë se kjo është arsyeja kryesore e vdekjeve të shumta”.

Ata thonë se "Shkaku kryesor i përkeqësimit të gjendjes së një pjese të madhe të pacientëve, është koagulimi i madh i gjakut”.

Me pak fjalë duket se virusi shkakton një reagim inflamator mjaft intensiv i cili gjithashtu shkakton dëme të mëdha në enët e vogla të gjakut, nga ku nis koagulimi që sjell më pas trompozë difuze.

Terapia me anti-inflamatorët dhe anti-koagulantët duket se në Itali ka dhënë rezultate të mjaftë të mira dhe si rezultat shumë spitale kanë nisur të trajtojnë pacientët me këtë lloj kokteili.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë