COVID-19/ Ja sa para do të marrin në muaj deputetët e PS-së pas vendimit për të dhënë gjysmën e pagës

COVID-19/ Ja sa para do të marrin në muaj deputetët e PS-së pas vendimit për të dhënë gjysmën e pagës

Deputetët e Partisë Socialiste vendosën të heqin dorë nga gjysma e pagës së tyre mujore, duke e vënë në dispozicion të buxhetit të shtetit, për zbutjen e pasojave financiare që po shkakton kriza e madhe shëndetësore e prodhuar nga virusi covid-19. Deputetët iu bashkuan kështu nismës së qeverisë për përgjysmimin e pagës së ministrave, kryeministrit dhe anëtarëve të bordeve shtetërore. Po sa para do të marrin në muaj deputetët e PS pas vendimit për të hequr dorë nga gjysma e pagës? Paga bruto mujore e deputetit është 156,770 lekë. Por çdo deputet paguan 10,894 lekë kontribut të detyrueshëm shoqëror, 2,665 lekë sigurim shëndetësor, 7,839 lekë sigurim suplementar si dhe 17,157 lekë tatim mbi pagën. Kështu që paga neto e deputetit, nëse nuk bën mungesa është 118,215 lekë. Me vendimin për dhurimin e gjysmës së pagës, deputetët e Partisë Socialiste do të marrin 59 107 lekë në muaj.

Por, paga neto nuk është e ardhura e vetme financiare e deputetëve. Ata përfitojnë pagesa dhe dieta të tjera që burojnë nga statusi i deputetit. Deputetët përfitojnë 60 deri në 100 mijë lekë në muaj pagesa për shpenzimet e telefonisë, shpenzime për karburant, dieta dhe honorare për pjesëmarrje në komisionet parlamentare. Pagesat për karburant dhe telefon janë fikse, konkretisht 40,000 lekë për karburant dhe 17 000 lekë për telefon për secilin deputet. Ndërkaq, 20 deputetë përfitojnë edhe 35,000 lekë në muaj për qira banese. Në varësi të aktivitetit parlamentar, në disa raste, të ardhura mujore të deputetit në total arrijnë deri në 3 mijë USD. Për shembull, gjatë muajit janar 2020, deputetja e Suzana Topi përveç pagës nento, ka deklaruar edhe 214,802 të ardhura nga dietat, honorare, pagesa për karburant dhe telefon.

Ndryshe llogaritet përfitimi i ish-deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët dorëzuan mandatin e përfaqësimit në Kuvend në vitin 2019. Sipas legjislacionit, ish-deputeti, i cili humbet apo heq dorë nga mandati, përfiton gjysmën e pagës bruto pagesë kalimtare. Paga bruto është 156,770 lekë, që do të thotë se ish-deputeti që aplikon për këtë pagesë, përfiton 78 385 lekë në muaj. Kjo pagesë mujore bëhet deri në tre vite për deputetët që kanë një kohë të gjatë në Kuvend, ndërsa për deputetët e tjerë, bëhet për aq kohë sa kanë ushtruar mandatin, por gjithnjë jo më shumë se sa tre vite.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 04/04/2020 08:50

    Aman vetem githolloges se leshitlikes mos ja ulni rrogen se nuk del me tek tv report Nora bythderrja per te kakarisur per problemet e arsimit, e natyrshem mosdalja e saj eshte nje humbje e madhe per arsimin shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë