TIRANË - Të gjithë deputetët e Partisë Socialiste heqin dorë nga gjysma e pagës dhe e vënë atë në dispozicion të buxhetit të shtetit për nevojat nga situata që ka krijuar COVID-19 edhe në Shqipëiri.  Grupi parlamentar e njoftoi këtë vendim sot në Konferencën e kryetarëve, ndërsa paralajmërojnë se shkresa zyrtare do të depozitohet në Kuvend. 

Ndërkohë, nga dita e djeshme për 3 muaj, kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri Erion Braçe dhe ministrat, do të marrin 50 % të pagës së tyre për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

Në vendimin e qeverisë nuk përmenden deputetët, por nisma e tyre sot për të marrë vetëm 50% të pagës, vjen si vullnet i tyre personal.

Më herët edhe Presidenti Ilir Meta deklaroi vetë se paga e tij, por edhe e zyrtarëve të Presidencës që janë solidarizuar më emergjencën do të shkurtohet sipas planit të bërë publik nga qeveria.