COVID-19 kthen online Pazarin e Vjetër të Krujës! Administratori: Na shpëton vetëm hapja e kufijve se mbahemi nga turistët (VIDEO)

KRUJË- Tre herë është djegur nga pushtuesit, por ia ka dalë të mbijetojë, megjithatë COVID-19 ka rezultuar një "armik" më i rrezikshëm për pazarin e Krujës, aq sa ka ndikuar në ndryshimin e filozofisë të të bërit tregti. Duket deri diku e pabesueshme, por ky treg do të vijojë aktivitetin e tij online, si një formë e vetme mbijetese edhe pse ekziston "frika" se nuk mund të ketë blerës. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta administratori i këtij pazari, Besard Carozi zbuloi ekskluzivisht se është gati faqja web ku do të mundësohet shitja online e produkteve artizanale, karakteristike shqiptare.  

"Unë si përfaqësues i këtyre bizneseve po bëjmë të mundur hapjen e një faqeje web për shitjen online dhe shpresojmë që këto biznese të kenë një treg pune", tha Carozi.

Panorama që ofron pazari i Krujës sot është e trishtë, rrugët me kalldrëm janë të boshatisura nga turistët dhe vendasit, kanatet prej druri të biznese janë të mbyllura, me një qetësi maksimale që mbizotëron kudo. Rreth 70 biznese prej 12 marsit janë të mbyllura. Mënyra e vetme për rigjallërimin e këtij tregu është hapja e kufijve pasi janë turistët ata që e mbajë ende në "këmbë".

"Rreth 70 biznese janë survenire, por ka edhe nga ato që ruajnë traditën për bërjen e qilimave, edhe pse po zhduket pak nga pak. Që me datën 12 mars është mbyllur ky treg. Mënyra më emirë është nëse hapen kufijtë se është i vetmi treg që funksionon 100% me turizmin e jashtëm, edhe nëse e hapim sot mungojnë klientët. Rreth 70 familje janë të vetëpunësuar, ka shumë pak punëtor dhe dëmi është kolosal", u shpreh Carozi. Duke u ndalur tek paga e luftës, administratori tha se një pjesë e madhe e tregtarëve kanë aplikuar, teksa ka një thirrje për qeverinë që të kthejë vëmendjen pasi nëse mbyllet tregu, do t'i vërë "drynin" edhe vetë qytetit.

"Pjesa më e madhe kanë aplikuar për pagën e luftës, po ka biznese që në licencë kanë prodhimtarinë dhe nuk kanë përfituar nga fasha e parë, shpresojmë që të fitojnë nga paga e dytë. Po të mbyllet ky pazar, le të themi është mbyllur e gjithë Kruja, Turizmi e ardhmja e vetme që ky qytet ka. Asnjë pjesëtar i këtij tregu nuk është infektuar nga ky virus. Kalaja e Krujës hapet vetëm për t'u mirëmbajtur. Është pikë referuese për të gjithë turistët dhe të shikohet ndihma e shteti", përfundon Carozi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karma: 22/04/2020 16:14

    Ska problem dse dhe turistet i blejne ne kine ato kinezerirat qe shisni tek ai pazar bastard. Thirrini mendjes e tregtoni produkte tradicionale jo te porositura nga kina.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë