Andry Rajoelina, presidenti i Republikës së Madagaskarit ka njoftuar sot se do të prezantojë një ilaç bimor i cili ka dy funksione, parandalimin dhe mjekimin e infeksionit nga koronavirusi.

Ai tha se ilaçi bimor “Covid Organics”, ka kaluar testet klinike nga Instituti për Hulumtime të Aplikuara të Madagaskarit (IMRA) dhe tani është gati për të trajtuar të pacientët me koronavirus.

Sipas autoriteteve “Covid Organics” përbëhet nga shumë barëra shëruese, mes të cilave gjethe pelini që njihen edhe si ‘bima Artemisia’.

Rajoelina  tha gjithashtu se menjëherë do të fillojnë me prodhimin serik të ilaçit, duke shtuar se Artemisia është e njohur në botën mjekësore për trajtimin e sëmundjes së malaries.

Mjeku kinez Youyou Tu për arsye se zbuloi dhe pastroi substancën e artemisisë me një efekt të lartë shkatërrues në trajtimin e malaries, fitoi çmimin Nobel në vitin 2015.