COVID-19/ Mbi 106 milionë raste infektimesh në botë dhe mbi 2.3 milionë viktima! SHBA-ja kryeson listën, më e prekura

COVID-19/ Mbi 106 milionë raste infektimesh në botë dhe mbi 2.3 milionë viktima! SHBA-ja kryeson listën, më e prekura

Foto ilustruese

Prej më shumë se një viti, virusi më vdekjeprurës i dekadave të fundit COVID-19, ka goditur tokën dhe lufta e përbashkët kundër tij pavarësisht përpjekjeve ende nuk ka mbaruar.

Aktualisht numri total i infektimeve nga koronavirusi ka shkuar 106.353.381, ndërkohë që ai i viktimave është 2.320.692 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave nga Worldometer, numri i pacientëve të cilët kanë arritur të mposhtin virusin fatal është 77.996.784.

Ndërkohë vendi i cili kryeson “listën e zezë” me numrin më të lartë të infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 është SHBA-ja, më pas më pas India, Brazili, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Spanja edhe Italia.

Së fundmi, situata është rënduar edhe për shkak të varianteve të reja të COVID-19, megjithatë ky nuk ishte një zhvillim i papritur pasi të gjitha viruset mutohen, ndërsa bëjnë kopje të reja të tyre për t’u përhapur.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve covidiane, qeveritë e shteteve kanë marrë masat të përshtatshme me qëllim minimizimin e përhapjes së tyre në botë, pavarësisht se variante e reja të koronavirusin kanë filluar të bëjnë xhiron e botës.

Vaksinimi anti-COVID ka nisur në shumicën e vendeve të zhvilluara në botë. Megjithatë 2 kompanitë farmaceutike të cilat furnizojnë Evropën me dozat e vaksinave Pfizer dhe Moderna, kanë hasur probleme në prodhim dhe si pasojë, vrulli i vaksinimit në vendet anëtare është ngadalësuar.

Kemi humbur shumë beteja me COVID-19 por me përkujdesje, zbatim të masave higjienike, solidaritet dhe dashuri ndaj njeri tjetrit nuk do të humbim luftën!

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës