Report Tv ka udhëtuar në fshatin turistik të Voskopojës, një ndër destinacionet më të frekuentuara gjatë fundjavave.

Por situata nga koronavirusi në vend i ka dhënë një pamje të shkretë këtij fshati. Asnjë vizitorë në këto ditë të bukura të pranverës. Pronarët e restoranteve tregojnë se janë anuluar rezervimet deri edhe në muajin Korrik.

Pronarët e hoteleve dhe restoranteve tregojnë se humbjet janë të konsiderueshme dhe rimëkëmbja do të jetë e vështirë. Me shpresë ata luten që pandemia të largohet sa më shpejt.

"Ka ndikuar shumë, ne jemi mbyllur sipas urdhërit të qeverisë dhe nuk di sa do të vazhdojë. Të gjitha rezervimet edhe të korrikut dhe gushtit janë anuluar. të gjitha ushqimet që kisha marrë furnizim i asgjësova. Dëm shumë i madh, vetëm uroj që të përfunoj ky virus sa më parë që të rikuperojmë dëmet", tha pronari i një biznesi.

Armiku i padukshëm ashtu si në të gjithë vendin, ka ndryshuar gjithçka edhe në Voskopojë, duke i dhënë një pamje kaq të trishtë një bukurie natyrore

Vendasit thonë se kurrë Voskopoja s'ka qenë si sot ,e zbrazët dhe e shkretë.

"Kjo situatë ka ndikuar në turizimin e Voskopojës, s'ka asnjë njeri. Ekonomia po bie plotësisht ku do t'i gjejmë të ardhurat", tha një banor.

"Voskopoja mbushej në fundjavë plot, tani nuk vjen akush, njerëzit janë të kufizuar, normal që do ndikojë në ekonomi", u shpreh një banore.

"Frekuentohet që në kohën e diktaurës, edhe tani ka patur njerëz", tha një tjetër banore.