Covid-19/ Mejku në Maqedoni: Jemi afër kolapsit, të enjten numri më i lartë i të infektuarve! Biznesmeni në Francë: Ka shkurtime stafi, karantina ka filluar

E enjtja ka qenë një ditë mjaft e zezë për sa i përket infektimeve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut. 24% e testimeve kanë dalë pozitiv. Të përkthyera në numra, 862 qytetarë i janë shtuar listës së të infektuarve me SARS COV2  dhe 14 kanë humbur jetën. Shifër kjo më e larta që nga fillimi i pandemisë.

Kështu u shpreh gajtë një lidhje live, mjeku i përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut, Genc Selmani.

Dje kemi patur 24% të testimeve pozitiv. Një nga  shifrat më të larta që nga fillimi i pandemisë. 862 raste pozitiv me COVID dhe 14 viktima. Asnjë nuk është i kursyer. Moshat aktive janë nga 30 deri në 80. Viktimat janë mbi moshën 65 vjeçare.  Jemi afër kolapsit. Ndodh një apsurd. Nuk ka testime për njerzit që shfaqin shenja. I bëjnë testet me lekët e veta”, tha mjeku i përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut, Genc Selmani.

Shifrat e larta të të infektuarve kanë bërë që Franca të futet në gjysëm karantinë. Gjatë një lidhje live të drejtëpërdrejtë, teksa bënte një paronamim të vendit,  biznesmeni shqiptar në Lyon, Saimir Deda tha se pandemia po jep mjaft efekte negative. Personalisht ai ka larguar nga puna 4 punojnës, teksa thotë se në të gjithë bizneset, ka shkurtim të stafit. Nëse fitimet, shton ai bien poshtë 50%, bizneset do të mbështeten nga qeveria.

 “Lyon është i qetë. Ka filluar karantina. Janë mbyllur lokalet, diskot. Ndërsa shkollat dhe transporti publik vazhdojnë. Nëse imazhi i fitimit bjer poshtë 50%, bizneset do të mbështetn nga qeveria. Ka problem sepse janë shkurtuar vendet e punës. Kam filluar që para 2 javësh shkurtimet. Një kuzhinier dhe 3 kamarier. Xhiro nuk është arritur si para pandemisë. Edhe banka i ka dyert e mbyllura. Bankat nuk janë komplet të mbyllura. Rrugët janë të qeta. Njerëzit mbajnë maska.  Tek komiteti shqiptar e kanë kaluar lehtësisht. Në Lyon kam marrë vesh se një shqiptar i Kosovës është në gjendje të rëndë, por pjesa tjetër e kanë kaluar pa vajtur në spital. Ka pasur protest në Paris, por ka qenë e vogël për shkak të sulmeve”, tha biznesmeni Shqiptar në Francë, Saimir  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja