VIDEO/ Këmbësorët më të pabindur! Ndëshkohen edhe 49 shoferëve, pranga 2 qytetarë! 700 mijë lekë gjobë të ardhurit nga zona e kuqe që s'ishte vetëkarantinuar

TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një numër shumë të lartë të qytetarëve të pabindur që janë gjobitur, pasi kanë thyer rregullat. 'Rekord' mbajnë këmbësorët të cilët po lëviznin në qytet pa asnjë arsye emergjente. Janë 397 qytetarë që janë gjobitur me shumën prej 10 mijë lekësh, e ndërsa ndëshkime ka pasur edhe për 49 shoferë.

Siç parashikon akti normativ i hyrë në fuqi, atyre u është hequr patenta me tre vite si dhe u është bllokuar automjeti. Nga ana tjetër, ndonëse ka një muaj që ky virus ka shpërthyer në Shqipëri, të ardhurit nga zonat e kuqe nuk janë ndërgjegjësuar ende që duhet të vetëkarantinohen në shtëpi. Rasti më i fundit është i 35-vjeçarit i identifikuar si S.R. Ai ishte kthyer para 10 ditësh në Greqi, dhe pavarësisht se i është komunikuar që të vetëkarantinohej  ai e ka shkelur këtë urdhër. 

Ndërkohë qëndrimi në parqe në këtë kohë koronavirusi u ka kushtuar dy qytetaravë 20 mijë lekë secilit. Gjithashtu gjatë këtyre 24 orëve është pikasur edhe një lokal hapur, nuk dihet ende qyteti, e për pasojë administratori është ndëshkuar.

Burimet zyrtare i thanë Shqiptarja.com se nuk kanë munguar as arrestimet këto 24 orët e fundit. Bëhet fjalë për dy qytetarë, një 31 dhe 38-vjeçar, pasi lëviznin me makinë dhe motor pa patentë. Absurdi ndodh në Durrës. Një 47-vjeçar i identifikuar si K.M. pasi është konstatuar duke lëvizur gjatë orarit të karantinës dhe ka tentuar të vjedhë në një lokal. Ai është proceduar penalisht, nga uniformat blu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:58
Pamje të frikshme nga Elbasani/ 7 burra në një 'minilokal' që qëndronte hapur fshehurazi pinin raki (VIDEO)

Mes gjobave të vendosura ditën e sotme është edhe ndaj një administratori të një kafene që vijonte aktivitetin fshehurazi. Pamjet janë të frikshme.

Në një hapësirë shumë të vogël, rreth 8 burra po pinë kafe, ngjitur me njëri tjetrin, e mbi të gjitha pa asnjë masë mbrojtëse. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja