Covid-19, në Itali 437 viktima nga koronavirusi dhe 2943  të shëruar në 24 orët e fundit

Covid-19, në Itali 437 viktima nga koronavirusi dhe 2943  të shëruar në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar     437 viktima nga koronavirusi, për një total prej 25 085  vdekje që nga fillimi i epidemisë. 

Numri i të shëruarve sot është 2943 për një total prej 54843

Autoritetet raportuan gjithashtu edhe për 3310 raste të reja pozitiv nga Covid-19 për një total prej 187 327

Në kujdesin intensiv janë të shtruar  87 pacientë më pak se dje  për një total prej 2384

Në Lombardi ka pasur 1,161 raste të reja të koronavirusit dhe 161 vdekje në 24 orët e fundit. Gjithashtu në këtë rajon ka vazhduar rënia e numrit të pacientëve në kujdesin intensiv dhe është rritur numri i të shëruarve.

Për të tretën ditë radhazi italia ka regjistruar rënie në numrat e rasteve të rinj të, identifikuar pozitiv nga koronavirusi krahas rënies së mprehtë të numrit të pacientëve të shtruar në kujdesin intensiv dhe jo intensiv si dhe rritje të numrit të të shëruarve.

Këto të dhëna konfirmojnë trendin pozitiv të kontrollimit të epidemisë me përjashtim të numri të viktimave por sipas autoriteteve, vdekjet janë parametri i fundit që normalizohet


Lajmi kryesor:

Covid, 437 viktima viktima në Itali. 'Gënjeu për pandeminë', shteti Misuri-t hedh në gjyq Pekinin. Lombardia nis testimet serologjike në masë


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?