COVID-19 në Kosovë/ 169 raste dhe 7 viktima, mes tyre një 19-vjeçare

COVID-19 në Kosovë/ 169 raste dhe 7 viktima, mes tyre një 19-vjeçare

Foto ilustruese

KOSOVA- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 169 persona, ndërkohë kanë humbur jetën 7, mes tyre edhe një 19-vjeçare.

Në raport me ditën e djeshme numri i rasteve të infektimeve ka pësuar një ulje pasi ishin 234, ndërkohë numri i viktimave është rritur pasi dje ishin 4.

Numri i pacientëve të shëruar është 313, një shifër e cila e tejkalon atë të infektimeve.

Numri total i infektimeve ka shkuar 51,134, dhe ai i viktimave në 1,351 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e fundit.

Sipas ISHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 81 raste, Vushtrri 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 7 raste, Lipjan 7 raste, Obiliq 6 raste, Prizren 5 raste, Gjakovë 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Viti 4 raste, Ferizaj 3 raste, Klinë 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Partesh 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (19, 77 vjeç), Pejë 2 raste (75, 76 vjeç), Istog 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç) dhe Prizren 1 rast (31 vjeç).

Qeveria kosovare në kuadër të festave të fundvitit ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës së koronavirusit në vend.

Situata epidemiologjikë në Kosovë, paraqitet e mirë pasi ka arritur te ketë një nivel, të qëndrueshëm të infektimeve dhe viktimave në vend.

Ndërkohë që vaksinimi në pjesën më të madhe të vendeve në botë ka nisur, në Kosovë pritet vaksina pas prillit siç ka konfirmuar edhe presidentja në detyrë Vjosa Osmani.

Më datë 1 janar, kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë lajmin shpresëdhënës së vaksina anti-COVID do të jetë në Shqipëri së shpejti. Ai në fjalimin e tij ka thënë se një pjesë e vaksinave të siguruara do t'i jepet Kosovës për vaksinimin e mjekëve.  

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant

Udhëheqësi i Iranit, Khamenei: Jo urdhër-arreste, por dënim me vdekje për Netanyahun dhe Gallant