COVID-19 në Kosovë, 553 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Kosovë, 553 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë vijon të jetë i lartë. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv 553 qytetarë dhe janë raportuar 8 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave është ulur. Megjithatë diferenca nuk është e lartë, pasi dje janë regjistruar 574 raste të reja dhe 13 viktima.

Numri i pacientëve të cilët arritën të fitojnë betejën me COVID-19 është 534 gjatë 24 orët e fundit.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 273 raste, Fushë-Kosovë 32 raste, Prizren 32 raste, Lipjan 28 raste, Podujevë 25 raste, Vushtrri 23 raste, Gjilan 20 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 19 raste, Obiliq 19 raste, Klinë 9 raste, Pejë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Drenas 5 raste, Malishevë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Rahovec 4 raste, Ferizaj 3 raste, Istog 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Skenderaj dhe Viti 1.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (87, 80, 76 vjeç), Deçan 1 rast (86 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Lipjan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (62 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 78.380, ndërkohë që ai i viktimave është 1.723 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Pavarësisht se ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se vaksinat anti-COVID do të ishin në vend në shkurt, ato ende nuk kanë mbërritur.

Kohët e fundit në Kosovë janë shfaqur edhe variantet e reja të COVID-19 gjë që ka ngritur alarmin në vend.

Megjithëse vaksinat ende nuk kanë mbërritur dhe shifrat e infektimeve dhe viktimave gjithnjë rriten qeveria ende nuk ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik