COVID-19 në Kosovë, 565 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Kosovë, 565 raste të reja dhe 6 viktima në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

KOSOVË- Gjatë 24 orët e fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 565 persona dhe janë raportuar 6 viktima.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave është ulur, pasi dje janë raportuar 578 persona pozitiv me virusin dhe kanë humbur jetën 8.

Numri i pacientëve të cilët arritën të fitojnë betejën me COVID-19 është 304 gjatë 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 231 raste, Pejë 44 raste, Ferizaj 35 raste, Gjakovë 32 raste, Mitrovicë 31 raste, Gjilan 22 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Vushtrri 20 raste, Kamenicë 18 raste, Obiliq 15 raste, Podujevë 12 raste, Viti 10 raste, Prizren 9 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 8 raste, Skenderaj 8 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Rahovec 5 raste, Graçanicë 4 raste, Novobërdë 4 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Dragash 2 raste, Kaçanik 2 raste, Kllokot 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit dhe Shtërpcë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (64, 64 vjeç), Dragash 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 77.253, ndërkohë që ai i viktimave është 1.702 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Pavarësisht se ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se vaksinat anti-COVID do të ishin në vend në shkurt, ato ende nuk kanë mbërritur.

Kohët e fundit në Kosovë janë shfaqur edhe variantet e reja të COVID-19 gjë që ka ngritur alarmin në vend.

Megjithëse vaksinat ende nuk kanë mbërritur dhe shifrat e infektimeve dhe viktimave gjithnjë rriten qeveria ende nuk ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!