Në të gjithë Europën mbetet i ndezur debati se si të vazhdohet me fazën e dytë të pandemisë, fazën që do të shohë rifillimin gradual të aktiviteteve ekonomike.
Pyetje të tilla si sa graduale do të jetë rihapja dhe sipas çfarë parametrash, ende presin përgjigje.
Në Itali debati mbetet i hapur teksa nga qeveria nuk ka ende një përgjigje se çfarë do të ndodhë pas datës 4 maj kur mendohet se do të nisë faza 2 gjithmonë nëse kushtet e pandemisë do të jenë të përshtatshme. Guverantorët e rajoneve veriore të vendit kërkojnë sa më shpejtë rindezjen e motorit të ekonomisë
Kompanitë kërkojnë të ‘heqin frenat’ për të filluar prodhimin, veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, aktivitetet artizanale që janë dhe shtylla vertebrale për industrinë e madhe italiane.
Ministri gjerman i ekonomisë, Peter Altmaier tha se në këtë fazë mbetet përparësi siguria shëndetësore e njerëzve, kurse dje, Ministri i Shëndetësisë deklaroi se pandemia në Gjermani tani është nën kontroll dhe se rihapja e aktiviteteve tregtare dhe shkollave do të bëhet në mënyrë graduale.
Danimarka, si dhe shumë vende të tjera të veriut të kontinentit tashmë ka hyrë në të Fazën 2.
Në Francë, teorikisht data 11 maji është data e hapjes kohë kur do të rinisin të funksionojnë çerdhet, kopshtet dhe shkollat fillore
Si për të dhënë sinjalin se wshtw koha pwr te qëndruar ende me këmbët në tokë, ka menduar përfaqësuesi italian i OBSH-së, Walter Ricciardi i cili deklaroi se një valë e dytë e epidemisë në vjeshtë, më shumë sesa një hipotezë është siguri.
Ai tha se “Deri sa të kemi një vaksinë do të ketë valë të reja epidemike. Kjo është arsyeja pse nuk duhet nxituar për të hequr izolimin dhe bllokimin. Përndryshe, atë që mund të vij në vjeshtë do ta sjellim më herët, në verë”.
“Shembulli më i habitshëm – tha ai- është ai i Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara, ku qeveritë nuk kanë dëgjuar këshilltarët shkencorë dhe kanë reaguar jashtëzakonisht vonë. Nga ana tjetër, në vende si Koreja e Jugut, Finlanda dhe Gjermania, ku ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë midis politikës së ndjeshme dhe institucioneve që funksionojnë mirë, gjërat janë më mirë se diku tjetër”.
Lajmi kryesor: