COVID-19 në Shqipëri/ 302 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orë! Mbyllet kopshti në Peqin, 10 punonjës shfaqin simptoma
Përditësimi i Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u regjistruan 302 raste të reja me koronavirus nga 1405 testime të kryera. Fatkeqësisht humbën jetën 3 persona.
Këtë të enjte (22 tetor) në Shqipëri u regjistruan 302 raste të reja me koronavirus nga 1405 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë, 30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh, 5 raste në Krujë dhe Librazhd, 4 raste në Has dhe Peqin, 3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat, 2 raste në Përmet, elvinë, Tepelenë, 1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.
Fatkeqësisht janë shënuar dhe 3 viktima të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm në 465. Personat që kanë humbur betejën me virusin janë një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.