COVID-19 në Shqipëri/ 589 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ 589 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

Spitali Infektiv

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u regjistruan 589 raste të reja me koronavirus nga 2350 testime të kryera në të gjithë vendin. Numri më i lartë i rasteve është shënuar në kryeqytet ku u regjistruan 213 të infektuar.

Fatkeqësisht gjatë kësaj periudhe kanë humbur jetën 7 qytetarë të tjerë duke e çuar bilancin në total në 1181 humbje jete. Në 24 orët e fundit janë shëruar 449 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,634 që nga fillimi i epidemisë.

Situata e të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm ku aktualisht në 4 spitalet e posaçme COVID po trajtohen 284 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.Ministria e Shëndetësisë njofton se për arsye të ditëve festive raportimi i situatës së COVID-19 i datës 1 dhe 2 Janar do të bëhet më datë 3 Janar.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

Janë kryer 2,350 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 589 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 213 raste në Tiranë, 51 raste në Durrës, 29 raste në Fier dhe Vlorë, 27 raste në Shkodër, 25 raste në Lushnje, 17 raste në Lezhë, 16 raste në Berat, 15 raste në Korçë, 14 Kurbin dhe Sarandë, 12 raste në Elbasan, 10 raste Peqin, 9 raste në Krujë, 8 raste në Mat, 7 raste në Kukës, Has, Rrogozhinë, Kamëz, 6 raste në Pogradec, Tropojë, Dibër, 5 raste Delvinë, Kavajë, 4 raste në Klos dhe Patos, 3 raste në Mirditë, Gramsh, Shijak, Kolonjë, Mallakastër, Gjirokastër, 2 raste Devoll, Librazhd, Skrapar, Finiq, Vorë, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Libohovë, Cërrik, Malësi e Madhe, Ura- Vajgurore.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 449 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,634 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Miloti, të moshave 55-82 vjeç.

COVID-19 – Statistika (31 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         589
Të shëruar në 24 orë      449
Të shtruar në spitale       284
Humbje jete në 24 orë        7
Testime ditore              2,350
Testime totale          262,910
Raste pozitive            58,316
Raste të shëruara      33,634
Raste Aktive               23,501
Humbje jete                   1181

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    13547
Fier          1632
Shkodër   1289
Durrës     1235
Vlorë         969
Korçë        961
Lezhë       890
Elbasan     891
Berat         763
Gjirokastër 476
Kukës        431
Dibër         417

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja