COVID-19 në Shqipëri, rriten sërish shifrat, 421 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orë! 6 mësues në Ebasan pozitiv! Infektohet kryebashkiakja e Përmetit dhe prokurorja e SPAK

Vetëm brenda pak javësh, shifrat e koronavirusit kanë pësuar një rritje të ndjeshme. Këtë të enjte u shënua një tjetër rekord shifrash me COVID ku në 24 orët e fundit u regjistruan 421 të reja nga 1744 testime të kryera.

Betejën me koronavirusin fatkeqësisht e kanë humbur dhe 7 qytetarë të tjerë duke e çuar në 543 numrin total të viktimave.

Aktualisht në të 3 spitalet COVID në Tiranë ndodhen të shtruar 346 pacientë, 10 janë në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

 Ndërsa betejën me virusin e kanë fituar 118 qytetarë në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kufizimin e përhapjes së COVID19, duke u kujdesur për zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe ju rikujton domosdoshmërinë për mbajtjen e maskës kudo jashtë shtëpisë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1744 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 421 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë, 15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër, 11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë, 8 raste në Gramsh dhe Pukë, 7 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Mallakastër, 6 raste në Kolonjë, Sarandë, Lushnje, 4 raste në Mirditë, 3 raste në Tepelenë, Lezhë, 2 raste në Peqin, 1 rast në Krujë dhe Has.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 346 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 58 vjeçare, një 59 vjeçar, një 63 vjeçar, një 78 vjeçar nga Tirana, një 67 vjeçar nga Lushnja, një 70 vjeçar nga Durrësi një 76 vjeçar nga Skrapari, me sëmundje bashkëshoqëruese.

COVID-19 – Statistika (5 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                 421

Të shëruar ne 24 orë              118

Të shtruar në spitale               346

Humbje jete në 24 orë                7

Testime ditore                       1744

Testime totale                  133,291

Raste pozitive                   22,721

Raste të shëruara              11,696

Raste Aktive                      10,482

Humbje jete                            543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  5299

Durrës                   913

Fier                        806

Korçë                     664

Shkodër                 594

Lezhë                    456

Elbasan                 482

Vlorë                     441

Berat                     318

Kukës                   235

Gjirokastër           172

Dibër                    102

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
Në Elbasan 20 raste të reja, infektohen 2 mësues te Medreseja

Në shifrat e raportuara sot nga Ministria e Arsimit kanë rezultuar të prekur 20 qytetarë elbasanas, ku 2 prej tyre janë mësues në shkollën e Medresesë ‘Iliria’.

Sipas informacioneve të Report Tv dy mësuesit janë karantinuar në banesa dhe procesi mësimor në shkollën ‘Iliria’ vijon normalisht.

Ora 17:21
Kryebashkiakja e Përmetit me COVID: Jam karantinuar bashkë me familjen, do punoj nga shtëpia

PËRMET- Kryetarja e Bashkisë, Alma Hoxha ka rezultuar pozitive me COVID-19, lajm të cilin e ka bërë publik vetë ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Kryebashkiakja e Përmetit shkruan se pas simptomave ajo dhe familja e saj janë karantinuar në banesë dhe pas kësaj kanë marrë përgjigjen e tamponit, ku kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.

Postimi i plotë i Alma Hoxhës në Facebook

Të nderuar bashkëqytetarë! Për shkak të shfaqjes së disa simptomave të para, unë dhe familja ime jemi vetë-izoluar duke respektuar rregullat dhe shmangur çdo kontakt të mundshëm. Pak më parë, më konfirmuan rezultatin pozitiv ndaj Covid-19, për këtë arsye do të vazhdoj qëndrimin dhe punën nga shtëpia deri në përmirësim të gjendjes për t’ju rikthyer sërish angazhimeve. Ju uroj shëndet, kujdes për veten dhe të afërmit”, shkruan Alma Hoxha

Ora 16:34
30 raste në Berat, koronavirusi ‘futet’ në spital, burg, hipotekë dhe në një shkollë

Sipas raportit tw MInistrisw sw Shwndetwsisw në Berat janw raportuar pozitivë me COVID-19 30 qytetarë, ku dy prej tyre janë infermiere, dy punonjës të burgut, një punonjëse në fasoneri, një rast në Hipotekë, një nxënës shkolle, një shitës dhe 23 pensionistë.

Pavarësisht rasteve vijon puna në Hipotekë dhe në spital ku ishin dy infermieret e infektuara.

Ora 15:44
Elbasan, 4 mësues me COVID-19 dhe një pjesë e stafit në karantinë, shkolla private vazhdon mësimin normalisht

ELBASAN- Katër mësues janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në shkollën private 'Onufri' në Elbasan dhe një pjesë e stafit është karantinuar në banesat e tyre, ndërkohë që mësimi vijon normalisht.

Sipas burimeve të Report Tv ambientet e shkollës janë dezinfektuar dhe janë marrë masat për mbarëvajtjen e procesit mësimor. 

Qyteti i Elbasanit është kthyer në një vatër të madhe të COVID-19, ku më herët në disa shkolla ka pasur mësues dhe nxënës të infektuar, si dhe një arsimtare ndërroi jetë për shkak të koronavirusit.

Ora 13:23
Edukatorja me COVID-19, mbyllet kopshti Nr. 4 në lagjen 1 Maj

Edukatorja rezulton me COVID-19, për pasojë mbyllet kopshti Nr. 4 në lagjen 1 Maj, ndërkohë mësohet se është karantinuar në banesë një sanitare.

 

Ora 12:53
Covid-19 'infekton' SPAK-un/ Prokurorja rezulton pozitive

Koronavirusi tashmë ka hyrë edhe në Prokurorinë e Posacme anti korrupsion, SPAK.

Është konfirmuar pozitive një prokurore me Covid-19.

Puna në Prokurorinë e Posacme vijon normalisht.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës