E moshuara 90 vjeçare është bërë qytetarja e parë zvicerane e cila ka marrë vaksinën anti-COVID, pasi vaksinimi në vend ka nisur ditën e sotme.
Gruaja e moshuar nga rajonin e Lucernit në Zvicën ka kryer vaksinën Pfizer, vetëm 4 ditë pasi autoriteti kombëtar përkatës ka miratuar vaksinën në vend.
“ Ndihem shumë i lumtur që më në fund mund të nisi vaksinimi i qytetarëve në rajonin Lucernit, vaksina është një element thelbësor në luftën kundër koronavirusit”, ka thënë shefi i shërbimit shëndetësor Guido Graf.
Autoriteti përkatës i cili ka aprovuar vaksinën anti-COVID për qytetarët e Zvicrës, ka theksuar se aprovimi i saj ka pasuar pas një periudhe mujore në të cilën ajo është provuar.
Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë i cili ka aprovuar vaksinën Pfizer, dhe personi i parë i cili ka bërë vaksinën anti-COVID ka qenë e moshuara Margaret Keenan më datë 6 dhjetor.
Zvicra aktualisht po përballet me numrin e lartë të infektimeve dhe viktimave në vend nga koronavirusi, më shumë se 415,000 raste pozitive janë shënuar në vend dhe më shumë se 6,300 viktima.